Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme mes frikës mbi përhapjen e luftës

2024/01/05 at 4:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme mes frikës mbi përhapjen e luftës

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken fillon sot një turne në Lindjen e Mesme që parashikon shumë ndalesa, mes të cilave edhe në Izrael. Vizita e sekretarit Blinken vjen mes rritjes së frikës për një përhapje të konfliktit në rajon. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, tensionet janë rritur mes Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, pas vrasjes në Bejrut të martën, të zëvendës shefit të Hamasit.

Tre muaj që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken po viziton sërish Lindjen e Mesme. Kjo është vizita e tij e katërt që kur Hamasi kreu sulmin e befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 izraelitë.

Njoftimin e bëri të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller.

“Sekretari do të vizitojë Turqinë, Greqinë, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Egjiptin, për takime me homologët e tij, si dhe të tjerë(zyrtarë)“, tha ai.

Frika mbi zgjerimin e konfliktit Izrael-Hamas në një luftë rajonale është rritur pas vrasjes të martën në Liban, të zëvendës shefit të Hamasit, Saleh al-Arouri. Izraeli nuk i ka konfirmuar, por as hedhur poshtë dyshimet, se qëndron pas këtij sulmi.

Zoti Miller tha se Sekretari Blinken do të punojë për të ulur tensionet.

“Ai do të përqendrohet në parandalimin e zgjerimit të konfliktit, siç ka bërë vazhdimisht që nga 7 tetori. Do të kërkojë që palët të ndërmarrin hapa specifikë, përfshirë mbi mënyrën se si mund të përdornin ndikimin e tyre, tek të tjerët në rajon, për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Nuk është në interesin e askujt, as të Izraelit, as të rajonit apo botës, që ky konflikt të përhapet përtej Gazës”, tha ai.

Pas sulmit të 7 tetorit, Izraeli u zotua të eliminojë udhëheqësit e Hamasit. Autoritetet kanë thënë se forcat izraelite që ndodhen në kufirin verior të vendit me Libanin, janë në gatishmëri të lartë.

Presidenti Joe Biden është kritikuar ashpër për mbështetjen e fortë mbi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur pas sulmit, në një kohë kur më shumë se 22 mijë palestinezë janë raportuar të jenë vrarë në Gazë, që nga fillimi i luftës.

Ekspertët thonë se kritikët kanë shpesh pritshmëri jorealiste lidhur me ndikimin që ka Presidenti Biden ose Sekretari Blinken në vendimet e Izraelit lidhur me luftën.

“Mendoj se ekziston një mit se Shtetet e Bashkuara kanë një buton apo levë magjike që nëse thjesht ndërpresin dërgesat e armëve të caktuara, ose nëse siç kanë thënë disa senatorë, ndërpresin disa fonde që ndihmojnë Izraelin për t’u mbrojtur, kjo në një farë mënyre do ta detyronte Izraelin të mendonte ndryshe mbi kërcënimin me të cilin përballet”, thotë Brian Katulis, i Institutit për Lindjen e Mesme.

Departamenti i Shtetit tha se mbrojtja dhe ndihmat për civilët në Izrael, në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, do të jetë në krye të axhendës së zotit Blinken në secilën nga ndalesat e tij në rajon./VOA

Ju sugjerojmë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Para
Bëri ‘drift’ me makinë në bulevard dhe e postoi videon në rrjete sociale, gjobitet 21-vjeçari në Elbasan

Bëri ‘drift’ me makinë në bulevard dhe e postoi videon në rrjete sociale, gjobitet 21-vjeçari në Elbasan

Putin: Sanksionet po e bëjnë Rusinë edhe më të fortë

Zgjedhjet presidenciale në Rusi, zbulohen emrat e dy kandidatëve që do të sfidojnë Putinin

Denoncoi në 2022 se i kishin hapur një adresë false në rrjete sociale, policia reagon për vdekjen e 41-vjeçares

Denoncoi në 2022 se i kishin hapur një adresë false në rrjete sociale, policia reagon për vdekjen e 41-vjeçares

TE FUNDIT

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com