Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme për bisedime për Gazën, sigurinë rajonale

2024/04/29 at 8:36 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme për bisedime për Gazën, sigurinë rajonale

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur drejt Arabisë Saudite për bisedime rajonale që mbahen të hënën dhe të martën, në lidhje me ndihmat humanitare për Gazën, të ardhmen e territoreve palestineze pas përfundimit të luftës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.IT’S

“Sekretari i shtetit do të diskutojë përpjekjet në vazhdim për arritjen e një armëpushimi në Gazë që do të siguronte lirimin e pengjeve dhe përse Hamasi është bërë një pengesë për popullin palestinez dhe për një armëpushim”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Sekretari Blinken do të marrë pjesë në takimin në Riad të ministerialit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, një aleancë rajonale e vendeve arabe të ndodhura përqark Gjirit Persik.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby i tha të dielën emisionit “This Week” të kanalit televiziv ABC, se Shtetet e Bashkuara po punojnë për arritjen e një armëpushimi gjashtëjavor për luftën gati shtatëmujore në Gazë, mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Bisedimet e armëpushimit kanë vazhduar prej muajsh dhe megjithëse ka sinjale të herëpashershme se arritja e një marrëveshjeje mund të jetë e afërt, zoti Kirby nuk dha ndonjë tregues për përparime të reja në diskutime.

Ai tha se Izraeli i ka siguruar zyrtarët amerikanë se nuk do të dërgojë forca tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pa dëgjuar plotësisht shqetësimet e Shteteve të Bashkuara se një sulm i tillë do të rrezikonte jetët e mbi 1 milion palestinezëve që janë strehuar atje.

Zoti Kirby tha se një port i përkohshëm që po ndërtohet në Detin Mesdhe në bregun e Gazës mund të përfundohet në dy apo tre javë dhe do të mundësojë transportimin e ndihmave më të mëdha humanitare drejt këtij territori të ngushtë, për të ndihmuar palestinezët./REL

Ju sugjerojmë

Analiza e The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?
Bota

Analiza e The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?

14 Qershor, 2025 4:06 pm
Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit
Sport

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

14 Qershor, 2025 4:01 pm
“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin
Bota

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

14 Qershor, 2025 3:56 pm
Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë
Aktualitet

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

14 Qershor, 2025 3:54 pm
Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme
Bota

Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme

14 Qershor, 2025 3:49 pm
Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
Aktualitet

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

14 Qershor, 2025 3:33 pm
Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar
Rajoni

Sveçla:I kemi hequr shtetësinë një shtetasi të Kosovës, pasi rrezikonte sigurinë

14 Qershor, 2025 3:29 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

14 Qershor, 2025 3:12 pm
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

14 Qershor, 2025 3:00 pm
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

14 Qershor, 2025 2:42 pm
Para
Në Gjeorgji sërish protesta kundër “projektligjit për agjentët e huaj”

Në Gjeorgji sërish protesta kundër “projektligjit për agjentët e huaj”

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë

Macron kërkon debat europian për armët atomike

Vazhdon sot në Hagë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon sot në Hagë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

TE FUNDIT

Analiza e The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?

Analiza e The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?
14 Qershor, 2025

The Guardian i ka kushtuar një analizë qasjes së presidentit amerikan, Donald Trump mbi rritjen e tensioneve në Lindjen e...

Lexo më shumë

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit
14 Qershor, 2025

Botërori i Klubeve do të ndezë motorët këtë të dielë, me skuadrat më të mira në botë që sfidojnë njëra-tjetrën...

Lexo më shumë

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin
14 Qershor, 2025

Pak orë pasi Irani sulmoi Izraelin, një paralajmërim i fortë ka ardhur nga ky i fundit. Ministri izraelit i Mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë
14 Qershor, 2025

Në zemër të natyrës dhe historisë, Zogaj priti vizitorë, dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore që u njohën nga afër me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com