Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA synon zgjidhje diplomatike për paqe të qëndrueshme në Ukrainë

2025/02/13 at 6:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA synon zgjidhje diplomatike për paqe të qëndrueshme në Ukrainë

Në fund të vizitës së tij në NATO, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara synojnë një zgjidhje diplomatike e paqësore të luftës në Ukrainë, që mundëson një paqe të qëndrueshme.

Në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel, Sekretari Hegseth hodhi poshtë kritikat ndaj strategjisë negociuese të Uashingtonit me Rusinë mbi luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi Evropën që të mos i shfrytëzojnë Shtetet e Bashkuara duke i bërë përgjegjëse për mbrojtjen e saj.

Ai tha se aleatët evropian duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e Evropës.

Zoti Hegseth po ashtu mbrojti komentet e bëra një ditë më parë rreth kufijve të Ukrainës, duke thënë se ato nuk janë lëshime ndaj Rusisë, por vetëm njohje e realitetit në terren.

Një ditë më herët, Sekretari Hegseth tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është realist dhe sugjeroi se Kievi duhet të hiqte dorë nga shpresat se do t’i kthejë të gjithë territorin e saj nga Rusia dhe se në vend të kësaj duhet të përgatitet për një marrëveshje paqeje të negociuar, zbatimi i së cilës do të mbështetet nga forcat ndërkombëtare.

Sekretari Hegseth po ashtu deklaroi se është e drejtë të thuhet se fondet për Ukrainën në të ardhmen do të jenë pjesë e negociatave.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se është e rëndësishme që Presidenti rus Vladimir Putin e kupton që Perëndimi është “i bashkuar” ndërkohë që fillojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën.

“Natyrisht, nuk e di se çfarë saktësisht po mendon Presidenti Putin”, deklaroi Rutte. “Ai është negociator i fuqishëm, është shumë i paparashikueshëm, porn ë fund nëse duam një marrëveshje paqësore atëherë ai na duhet aty”.

Ai shtoi se Ukraina do të jetë e përfshirë në çdo formë në një marrëveshje paqeje.

Sekretari Rutte po ashtu tha se udhëheqësit kurrë nuk i kishin premtuar Ukrainës se do të bëhej anëtare e NATO-s nëse arrin një marrëveshje paqeje me Rusinë.

“Duhet të sigurohemi se Vladimir Putin kurrë nuk do të përpiqet që të sulmojë sërish Ukrainën, kjo është thelbësore… por Ukrainës kurrë nuk i është premtuar që pjesë e marrëveshjes paqësore do të jetë pjesë e NATO-s”, deklaroi Sekretari Rutte./VOA

Ju sugjerojmë

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në narkodiktaturë, të kthehet vota e lirë

1 Korrik, 2025 2:49 pm
Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)
Aktualitet

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)

1 Korrik, 2025 2:35 pm
SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..
Aktualitet

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..

1 Korrik, 2025 2:23 pm
Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO
Aktualitet

Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO

1 Korrik, 2025 2:14 pm
Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit
Aktualitet

Fotoja familjare nga takimi BE-Ballkani Perëndimor në Shkup / Rama në krah të Kurtit

1 Korrik, 2025 2:09 pm
Inceneratori i Elbasanit, SPAK akuzë për ish-deputetin e PS dhe Mirel Mërtirin
Aktualitet

“Plumbi i Artë”/Dështon seanca,pranohet kërkesa e avokatëve për dëshminë e Alibejt

1 Korrik, 2025 2:09 pm
U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
Rajoni

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

1 Korrik, 2025 1:36 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Bie nga pallati, humb jetën një person në Tiranë

1 Korrik, 2025 1:35 pm
Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin
Aktualitet

Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin

1 Korrik, 2025 1:29 pm
“E mërkura dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme…
Aktualitet

“E mërkura dita më e nxehtë e javës”, meteorologu: Korriku me temperatura ekstreme…

1 Korrik, 2025 1:09 pm
Para
Sali Berisha sot në “Opinion”

Sali Berisha sot në “Opinion”

Aeroplanmbajtësja amerikane përplaset me anijen tregtare në brigjet e Egjiptit

Aeroplanmbajtësja amerikane përplaset me anijen tregtare në brigjet e Egjiptit

​SHBA vendos sanksione ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

​SHBA vendos sanksione ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

TE FUNDIT

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria në narkodiktaturë, të kthehet vota e lirë

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
1 Korrik, 2025

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto...

Lexo më shumë

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)

Trafikoi 1 ton kanabis, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit(Detajet)
1 Korrik, 2025

Policia e Shtetit njoftoi se falë bashkëpunimit me autoritetet evropiane, më saktësisht ato franceze, është arrestuar një pjesëtar i një...

Lexo më shumë

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..
1 Korrik, 2025

Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis,...

Lexo më shumë

Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO

Agron Malaj paditi për shpifje Xhelal Mziun, sot seanca e pajtimit në GJKKO
1 Korrik, 2025

Sot, më 1 Korrik, në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar seanca e pajtimit mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com