Sejko takim me drejtorin e FMN për Shqipërinë: BSH, 25 mld Lekë kredi për bujqësinë e agroturizmin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në takimin që zhvilloi me drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Rikardo Erkoli tha se ekonomia shqiptare pavarësisht sfidave ka pasur një ecuri pozitive.

Sipas tij, rritja ekonomike ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë shqiptare.

Sejko bëri të ditur se Banka e Shqipërisë ka vendosur ta mbështesë sektorin e bujqësisë, agroturizmin dhe gjithë bizneset e tjera të vogla dhe të mesme me një program në vlerën e rreth 25 miliardë Lekëve. Falë këtij programi, çdo biznes i vogël e i mesëm mund të përfitojë kredi deri në nivelin e 25 milionë Lekëve.

Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN inkurajoi monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, të kursit të këmbimit dhe të normës së interesit, duke u ndalur në veçanti te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv.

Tv Klan




Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT