Sejamini: Triumfi i PS edhe pas 12 vitesh, problem i elektoratit

Në sondazhet e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste rezulton të ketë gjasat më të mëdha për të fituar. Në analizën në “Opinion” në Tv Klan, Neritan Sejamnini shprehet skeptik ndaj sondazheve duke vendosur në dyshim kampionin mbi të cilët janë ndërtuar që duhet të plotëësojnë disa kritere.


Ai e mbështet idenë që në këtë rezultat ndikon edhe ndarja e Partisë Demokratike, por ngre një problem tjetër. Kryesimi i PS-së  në sondazhe, sipas tij simbolizon një dështim të medias dhe shoqërisë në përgjithësi. Publikut nuk i është servirur një vizion, por vetëm komente për vite me radhë të cilat kanë krijuar një ‘mpirje’ në kulturën politike.

Pjesë nga fjala e Neritan Sejaminit:

Që të kesh PS-në pas 12 vjetësh me gjithë skandalet, ka një problem tjetër në Shqipëri që është problemi i elektoratit, problemi i mediave, problemi i shumë faktorëve të tjerë. Në qoftë se PS-ja  ka këtë diferencë dhe mendon se do të fitojë zgjedhjet siç do i fitojë, këtu është edhe dështim jo thjesht i opozitës, por është dështim edhe i mediave, është dështim edhe i intelektualëve, është dështim edhe i shoqërisë në përgjithësi, edhe i OJQ-ve që nuk ngrenë probleme, që nuk hetojnë, që nuk nxjerrin, që nuk paraprijnë me ide, që nuk i japin publikut një ide tjetër sesi ecet në të ardhmen, që nuk prodhojnë vizion tjetër për Shqipërinë këtu kemi vetëm një gjë, 34 vjetk omentojmë “ky i miri, ky i keqi,  të ikë ky, të vijë ky se po erdhi  ky nuk bëhet, se erdhi ky,  se erdhi ai”.

Problemi kryesor është ne na mungojnë idetë dhe vizioni për të ardhmen, kudo dhe kjo gjë është detyrë e medias, e intelektualëve dhe e elitës së Shqipërisë. Në qoftë se sot triumfon z. Rama pas 12 vjetësh me këtë diferencë, opozita ka problemet e veta se duhet të ishte rinovuar, duhet të ishte modernizuar, nuk duhet të ishte z. Berisha sot kryetar i opozitës megjithëse e kuptoj nga ato që ndodhën, ai u detyrua në momentin e fundit fare, por ka edhe një problem tjetër, kultura politike e Shqipërisë, gjendja politike, intelektualët.



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT