TIRANE- Seanca plenare ka nisur me debate për aktet nënligjore të dekriminalizimit. Paloka e mori fjalën i pari duke kërkuar shtyrjen e punimeve të seancës deri në miratimin e këtyre akteve në këshillin e mandateve.
Meta: Aktet nënligjore, në zbatim të detyrimit që kemi duhet të hyjnë në fuqi më 6 Mars. Në këshillin e regjullores dhe mandateve është ranë dakord për shumicën e pikave por janë disa që ka vullnet të përmbyllen. Eshtë në vullnetin e seancës nëse do të vazhdojmë me këtë çështje në rendin e ditës.
Ruçi: Kërkesën e kemi bërë në zbatim të ligjit. Data 6 Mars është afër dhe larg. E kemi detyrim të miratojmë aktet normative. Pjesa më e madhe është dakordësuar, 3-4 gjëra kanë mbetur. Në mbledhjen e këshillit të mandateve këto pika mund të dakordësohen sot ose nesër. Ne si mazhorancë nuk bëhemi pengesë.
Paloka: Mbase nuk u kuptuam. Kërkesa jonë është që parlamenti të presë të mos vazhdojë me puniemet deri sa të arrihet marrëveshja sepse marrëdhënia me këtë sallë lidhet pikërisht me ligjin e dekriminalizimit. Unë e kërkova me mirëpuktim të presim perderisa ka disa pika për të cilat mund të arrihet mirëkuptimi.