Kreu i PD, Sali Berisha po mban fjalën e tij në protestën e thirrur nga opozita para kryeministrisë.
Teksa paralelisht po zhvillohet në Apel seanca për vulën e PD, Berisha tha se Rama kërkon të përjashtojë Partinë Demokratike nga zgjedhjet lokale.
“Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në.
Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria!
Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve.
Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion.
Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje.
Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj”-tha Berisha.