Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi e ka konsideruar një provokim mundësinë për të mbledhur seancën plenare ditën e enjte për të miratuar ligjin e vettingut në kuadër të reformës në drejtësi.
Përgjatë një interviste për ABC News, Bylykbashi theksoi se socialistët po kërkojnë një konflikt të ri me thirrjen që i bëjnë komisionit të Posaçëm për t’u bledhur nesër, para seancës të së enjtes.
Ai bëri me dije se ndryshimet kushtetuese që u miratuan me 140 vota duhet të botohen më parë në Fletoren Zyrtare.
“Më pas duhet të kalojnë 15 ditë që ato të hyjnë në fuqi. Më herët, nuk mund të shqyrtohen ligje që nuk kanë bazë kushtetuese”, tha Bylykbashi.
Deputeti demokrat vuri në dukje se LSI nuk do t’i bashkohet socialistëve në këto procedura.