Teksa pritet që në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme, ketë të martë, të mbahet seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, mësohet se avokatët e tij kanë mbërritur në GJKKO.
Seanca që do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut që kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë; nga detyrim paraqitje dhe mosdalje jashtë vendit në arrest shtëpie.
Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte marrë leje nga Kuvendi.
Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit Berisha.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.