Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Së shpejti hidhet shorti për apartamentet e reja te “5 Maji”

2024/08/31 at 1:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Së shpejti hidhet shorti për apartamentet e reja te “5 Maji”

Godinat e reja në lagjen “5 Maji” në Tiranë kanë përfunduar dhe shumë shpejt do të hidhet shorti për ndarjen e apartamenteve për 400 familje të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një inspektimi në godinën 12, vuri theksin te cilësia e lartë e punimeve me infrastrukturë moderne, me akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, dhe me parqe e mjedise sportive.

“Është një ditë e bekuar për të gjithë ata qytetarë të duruar, të mirëkuptueshëm, që kanë pritur për banesat e tyre tek “5 Maji”. Edhe për mua ishte një habi e jashtëzakonshme, nuk e prisja të ishte punuar me cilësi, por ky kompleks i ngjan një zone që as privati nuk e bën dot kaq mirë, me kaq dashuri dhe cilësi. Shikoj se si është kuruar çdo apartament, me lulishten gati për t’u mbjellë, me ndriçim led nga brenda, me hapësira të mjaftueshme në ballkon dhe dritare, tamam sikur kemi krijuar një fole për familjet”, tha Veliaj.

Pas hedhjes së shortit, banorët përfitues të apartamenteve do të sistemohen në shtëpitë e tyre të reja. “Dua shumë që të përgatitemi, së pari për shortin me këto 205 apartamente, plus edhe nga ana tjetër, flasim për rreth 400 familje të cilat futen në shtëpitë e reja dhe ne zgjidhim përfundimisht çështjen e “5 majit”, u shpreh ai.

Veliaj e cilësoi një investim që sjell jetë, duke nënvizuar se kjo është lagjja e parë në Tiranë, ku hapësira i kushtohet vetëm njerëzve. “Këtu është konceptuar që të ketë jetë. Parkimet i kemi zbritur poshtë dhe ndoshta kjo do të jetë lagjja e parë në Tiranë, përfshirë hapësirat publike dhe private, ku hapësira lart i dedikohet njerëzve. Qytetet ndërtohen për njerëzit, jo për makinat. Makina është në funksion të njeriut dhe jo njeriu në funksion të makinës. Shkohet jo vetëm në një shtëpi më të mirë, shkohet në një jetë më të mirë në të gjitha dimensionet, edhe në komunitet, edhe në parkim, edhe në siguri. Më vjen mirë që i kemi dhënë shumë rëndësi sigurisë”, shtoi ai.

Nga rehabilitimi i kësaj zone do të përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim apo që u përdorën nga politika për të bllokuar këtë projekt.

“Ndihem shumë i keqardhur që edhe këtu u fut politika, me ato cicmicet e veta, duke na penguar. Të gjithë do marrin shtëpitë e tyre. Edhe ata që u përdorën nga politika dhe që në emër të partisë bllokuan 2-3 vite këtë projekt, do të marrin këto mjedise këtu, me vlerë të jashtëzakonshme krahasuar me barakat që kishin. Asnjë nuk po sheh teserat e partisë, por është turp i madh që futet politika. Unë e kuptoj tek Teatri, tek Piramida, tek Sheshi, sepse janë gjëra simbolike dhe politika ka frikë se mos humbet pikë. Por, këtu realisht humbet pikë sepse këtu njerëzit nuk po i pyet njeri nga teserat. O të ra tërmeti o nuk të ra tërmeti, o ta prishi shtëpinë, o nuk ta prishi shtëpinë, o aplikove të ishe pjesë e kësaj skeme, ose nuk kishe nevojë se kishe 3-4 shtëpi dhe nuk je për këtë skemë”, tha ai.

Në fund, kryebashkiaku tha se ky investim i finalizuar duhet të shërbejë si leksion për partitë politike që të mos pengojnë punën publike.

“Dua që kjo t’u kthehet në leksion, që politika të mos e pengojë punën publike. Sot jam unë, nesër është një tjetër. Kush punon për të lënë një investim pas, nuk e bën për veten e tij. Sigurisht, që të jep kënaqësi kur bën punë të tilla, por në fund të ditës ne mbarojmë punë këtu dhe bëhet pronë e atyre që i meritojnë, që u takon prej këtij programi social. Mos e dhëntë Zoti që politika të vazhdojë të bllokojë çdo gjë. 3 vite i humbëm këtu, 5 vite i humbëm në Kombinat. Tani do kishim mbaruar punë. Megjithatë, në krahasim me disa vende të tjera si Italia apo Turqia, i kemi mbaruar në kohë rekord”, nënvizoi Veliaj.

Bashkia e Tiranës ofron dhe bonus strehimi për familjet e prekura gjer në marrjen e banesave të reja. Për familjet e prekura nga tërmeti u zbatua edhe programi për dhënien e granteve të rikonstruksionit që parashikonte rimbursim për punimet për dëmtime të klasifikuara, si: DS1, DS2, DS3.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
EMRI/ Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet një person, Policia: Ndihmoi autorët

EMRI/ Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet një person, Policia: Ndihmoi autorët

Kjo është makina “më e sigurt” në botë, mund t’u rezistojë sulmeve me bombë

Kjo është makina “më e sigurt” në botë, mund t’u rezistojë sulmeve me bombë

Mjedisi, viktimë e heshtur e luftës në Ukrainë

Mjedisi, viktimë e heshtur e luftës në Ukrainë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com