Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’duam lëmoshë”, kryetari i Gjykatës së Lartë: Nuk kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet “stivë”

2024/05/10 at 6:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’duam lëmoshë”, kryetari i Gjykatës së Lartë: Nuk kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet “stivë”

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka evidentuar problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor. Në “Ditën e Drejtësisë”, gjatë një takimi me gjyqtarë, Sadushi deklaroi se ka mungesa të burimeve njerëzore në sistemin gjyqësor, si edhe financiare. Sipas tij, kjo situatë është kritike në të gjitha gjykatat e vendit.

Përgjegjësinë për këtë situatë Sadushi nuk ia “faturon” vetëm ekzekutivit dhe legjislativit, por sipas tij rëndon edhe mbi pushtetin gjyqësor të cilët duhet të kërkojnë prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore.

Po ashtu, Kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se gjyqtarët po përballen me dosjet që po rriten në mënyrë drastike.

“Megjithëse Gjykata e Lartë ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës post-reformë, falë punës dhe angazhimit maksimal të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, por edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që ka plotësuar numrin e gjyqtarëve, ajo vijon të ketë pamjaftueshmëri të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. Në fakt, kjo është situata në të gjitha gjykatat e Republikës, që do ta konsideroja problematike, në mos edhe kritike. Përgjegjësia rëndon mbi të gjithë ne gjyqtarët e Republikës, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë, por kërkon prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës. Kjo e bën të domosdoshme nevojën e gjykatave për mirëmenaxhim, që nuk mund t’ia japin gjyqtarët e mbingarkuar me një vëllim çështjesh në rritje drastike. Ne kemi nevojë për një trupë administratorësh të aftë për të menaxhuar dhe drejtuar, në mënyrë që gjyqtarët të përqendrohen në detyrën parësore, të gjykuarit. Gjykatat nuk mund të kryejnë siç duhet misionin e tyre, nëse struktura, qeverisja, vizioni strategjik, programet dhe veprimet që ndërmerren, nuk krijojnë një perceptim të merituar në publik se gjyqësor është i përgjegjshëm”,-tha Sadushi.

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar
Aktualitet

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

8 Korrik, 2025 4:10 pm
“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore
Aktualitet

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore

8 Korrik, 2025 3:57 pm
Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!
Aktualitet

Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!

8 Korrik, 2025 3:44 pm
Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara
Aktualitet

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara

8 Korrik, 2025 3:25 pm
“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
Aktualitet

Prishja e kabinave në Theth/Rama: Plagë! Ministria e Drejtësisë po bën gati…

8 Korrik, 2025 3:14 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Begaj pret Ambasadoren e re të Australisë, ftesë Kryeministrit australian për të …

8 Korrik, 2025 3:05 pm
“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
Aktualitet

“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës

8 Korrik, 2025 2:52 pm
Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
Bota

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

8 Korrik, 2025 2:38 pm
Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë
Aktualitet

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë

8 Korrik, 2025 2:21 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

8 Korrik, 2025 2:08 pm
Para
Evropa furnizon Ukrainën me armatim të blerë me interesat nga fondet e ngrira ruse

Evropa furnizon Ukrainën me armatim të blerë me interesat nga fondet e ngrira ruse

BE: Qeveria e re maqedonase të avancojë rrugën drejt integrimit

BE: Qeveria e re maqedonase të avancojë rrugën drejt integrimit

Kanada/ Zbulimi i eshtrave të 215 fëmijëve, Papa shpreh dhimbje, jo ndjesë

Papa thirrje italianëve të bëjnë më shumë fëmijë

TE FUNDIT

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar
8 Korrik, 2025

Një turist nga Jemeni që kishte rezervuar për të kaluar dy ditë pushime në Theth, ka mbetur i shokuar sot...

Lexo më shumë

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti I PD, Ervin Salianji ka folur sot për mediat pasi ka lënë ambientet e qelisë së Fierit. Demokrati u...

Lexo më shumë

Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!

Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është liruar ditën e sotme pas gati 10 muajsh në qeli. Ai ka lënë ambientet...

Lexo më shumë

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara
8 Korrik, 2025

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 276 hektarë tokë të përfituar me dokumente të falsifikuara të një personi në fshatin Hasturkas,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com