Aeroporti i Gjenevës u përfshi në kaos për disa momente gjatë ditës së sotme, pas një alarmi për bombë që erdhi nga një telefonatë anonime.
Por në fakt, jo vetëm që bomba nuk ekzistonte, por edhe telefonuesja kishte një arsye të çuditshme që e kreu telefonatën.
Duket qesharake, por e vërtetë: Gruaja nuk donte ta lejonte bashkëshortin që të largohej me avion.
Ajo e pranoi arsyen pas konfrontimit më policinë.
Zyrtarët pohuan se gruaja alarmoi policinë vetëm që të mos lejonte burrin e saj të nisej me avion.