Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj, në një prononcim për mediat, ka thënë se e ka falur kolegun e tij demokrat, Bledian Nallbatin.
Në fjalën e tij për mediat, Sinaj ka bërë me dije se e ka hedhur pas si episod, pasi nuk ka asgjë personale me kolegun e tij.
“E kam falur. Do të jem pjesë e grupit të PS nëse merret ndonjë vendim, Por personalisht nuk do ta denoncoj Nallbatin. Ai më tha që e kishte me kartën e votimit jo me mua”, tha Vullnet Sinaj.
Kujtojmë se Nallbati u përjashtua nga seanca, ditën e djeshme, pasi goditi Sinajn gjatë tensioneve mes opozitës dhe mazhorancës./Opinion.al