Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Scholz shkon tek Biden, do të bisedojnë për Trump 

2024/02/08 at 1:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Scholz shkon tek Biden, do të bisedojnë për Trump 

Kancelari gjerman Olaf Scholz po zhvillon një vizitë të shkurtër tek presidenti amerikan Joe Biden. Tema kryesore është Donald Trump. 


Përpara presidentit amerikan Jo Biden, kancelari Scholz mund të mburret me vendimin e fundit të Bashkimit Evropian për të ndihmuar Ukrainën me një shumë totale prej 50 miliardë eurosh deri në vitin 2027. “Është një mesazh i mirë në drejtim të SHBA-së”, mendon kancelari gjerman. 

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Biden i premtoi Ukrainës se do ta mbështeste atë në luftën kundër Rusisë “për aq kohë sa të duhet”, por ai tashmë i ka ezauruar opsionet në dispozicion pa miratimin e fondit të ndihmave në Kongres dhe Senat. Ndihma për Ukrainën është kthyer tani në një garë të republikanëve kundër presidentit Biden. 

“Pse? Për një arsye të thjeshtë: Donald Trump. Sepse Donald Trump mendon se kjo e dëmton atë politikisht”, u zemërua Joe Biden. Uashingtoni e di se Ukraina është e varur nga ndihma amerikane. “Ora po troket çdo javë, çdo muaj që kalon pa ndihmë të re”, tha Biden, duke shtuar se nga kjo përfiton vetëm Vladimir Putin. 

Gjermania nuk ka fuqinë e SHBA 

Me 50 miliardat evropiane, Olaf Scholz dëshiron të përdorë një shembull pozitiv për të nxitur kongresmenët amerikanë në mënyrë që bllokada në Uashington të marrë fund. “Asgjë nuk do të vijë nga kjo,” vlerëson Henning Hof nga Shoqëria Gjermane për Politikën e Jashtme. “Republikanët nga kalkulimi i betejës parazgjedhore nuk janë të gatshëm të ndihmojnë administratën e Biden. Tani për tani, duket se SHBA do të heqë dorë plotësisht nga mbështetja për Ukrainën”.
SHBA ka qenë deri tani furnizuesi më i madh i armëve për Kievin. Presidenti ukrainas Zelenski dëshiron që Gjermania të marrë një rol udhëheqës. Kancelari gjerman ka paralajmëruar bashkëqytetarët e tij se Gjermania mund të duhet të ndërhyjë për SHBA-në. Këtë vit në buxhetin gjerman parashikohen mbi shtatë miliardë euro ndihmë për Ukrainën, por nëse SHBA-të tërhiqen, mund të ketë barrë edhe më të madhe për arkën tashmë të mbingarkuar gjermane. 

Kancelari paralajmëron: Gjermania është një fuqi ushtarake e mesme dhe nuk mund të kompensojë mungesën e një superfuqie si SHBA-ja. “Gjermania sigurisht që nuk mund ta mbajë e vetme këtë përgjegjësi,” pranon edhe lideri opozitar i Kristiandemokratëve, Friedrich Mertz. 

Opsioni i vetëm është uniteti i Bashkimit Evropian, por edhe ai është i cënuar. Edhe këto pesëdhjetë miliardë euro ndihmë mezi e kaluan kundërshtimin e Hungarisë dhe Sllovakisë. Kundërshtimi ndaj ndihmës për Ukrainën po rritet edhe në Gjermani, e kjo mund të jetë e dukshme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor, si dhe në zgjedhjet e landeve në Gjermani. Para së gjithash, Alternativa për Gjermaninë (AfD) është kundër, por edhe partia e sapothemeluar “Aleanca Sara Wagenknecht” kritikon ndihmën për Ukrainën dhe kërkon lëshime për Rusinë. 

A do të futet Ukraina në NATO? 

Scholz dhe Biden janë plotësisht dakord që pranimi i Ukrainës në NATO nuk është ende në rend dite. Kjo ka shumë të ngjarë të thuhet zyrtarisht edhe në takimin e nivelit të lartë të NATO-s këtë verë në Uashington. Përkrahësit e pranimit janë para së gjithash shtetet baltike, por edhe Polonia. Por presidenti amerikan paralajmëroi vitin e kaluar kundër pranimit të mundshëm “të parakohshëm” të Ukrainës në NATO, edhe për shkak se Kievi “nuk është ende gati”.
Ministri i Jashtëm amerikan, Anthony Blinken, gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Ukraina “do të jetë anëtare e NATO-s”, por ai nuk tha asgjë se kur do të jetë kjo. Sidomos në mesin e anëtarëve të vjetër të NATO-s, ekziston një besim i përhapur se Ukraina mund të pranohet, por vetëm pas përfundimit të luftës. Përndryshe, pika e marrëveshjes për mbështetjen e ndërsjellë ushtarake do të duhej të hynte në fuqi menjëherë, që praktikisht nënkupton një luftë të re botërore. 

Por ky opsion është jashtëzakonisht i rrezikshëm, sipas ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. “Në thelb, ai i jep Putinit aftësinë për të vënë veton dhe në të njëjtën kohë i hap derën në tërësi për të vazhduar armiqësinë ndaj Ukrainës pa asnjë kufi”, shkruan portali Foreign Policy. 

Por pyetja kryesore është se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve amerikane të këtij nëntori. Scholz do të bisedojë me Biden me të cilin ka mosmarrëveshje të vogla. Por ato nuk mund të krahasohen me pozicionin që kishte – dhe ka ende – Donald Trump. 

Berlinit e ka të qartë se është mjaft realiste që Trump të jetë sërish presidenti amerikan, por Scholz ende nuk e ka ndërmend të takohet me të gjatë kësaj vizite. Të paktën në këtë ai ka mbështetjen e qytetarëve të Gjermanisë. Sipas sondazhit të YouGov, 55 për qind e të pyeturve e konsiderojnë të saktë këtë qëndrim. Ndërsa vetëm 52 për qind e të anketuarve besojnë se qeveria gjermane po përgatitet mjaftueshëm për kthimin e mundshëm të Trumpit në pushtet. 

Sa dëme mund të ketë?
Donald Trump ka treguar tashmë në mandatin e parë se është impulsiv në vendimet e tij dhe i paparashikueshëm. Gjatë dy takimeve mes Trump dhe Putin, nuk u pa në fakt përzemërsia që mund të pritej, por ka edhe më pak gjasa që Trump të mbështesë Zelenskin dhe Ukrainën. Ish-presidenti amerikan akuzoi Gjermaninë dhe anëtarët e tjerë të NATO-s se shpenzojnë dukshëm më pak se dy për qind e parashikuar nga prodhimi i përgjithshëm bruto. Por këtë vit Gjermania do të ndajë edhe më shumë se kaq për mbrojtjen. 

Akuza e dytë e tij ishte suficiti tregtar gjerman në marrëdhëniet me SHBA-në, por tani edhe ai është dukshëm më i vogël për shkak të vështirësive ekonomike të Gjermanisë. Sidomos në këto rrethana, pohimi i Trumpit se e gjithë NATO është “e panevojshme” dhe se SHBA-të nuk ka ndërmend të qëndrojë në atë aleancë, ku jep më shumë se sa përfiton, nuk qëndron. 

Eksperti gjerman i politikës së jashtme paralajmëron se kjo politikë nuk duhet të varet nga banorët e Shtëpisë së Bardhë, sepse largimi i SHBA-së nga NATO duhet të miratohet me një shumicë prej dy të tretash në Kongres – gjë që ka shumë pak gjasa të ndodhë. 

Ai paralajmëron se Trump do të kishte ende shumë opsione për të shkurtuar përfshirjen e SHBA në aleancën ushtarake, duke filluar me garancinë e sigurisë së SHBA për Evropën. Ndërsa evropianët janë ende të përgatitur dobët: “Situata është serioze dhe ne shohim se po vijnë kohë të vështira”./DW 



Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
The Times: Një spiun rus punoi për MI6 dhe Ministrinë e Jashtme, pseudonimi “C2” 

The Times: Një spiun rus punoi për MI6 dhe Ministrinë e Jashtme, pseudonimi “C2” 

U arrestua për koncesionin e sterilizimit,biznesmeni Ilir Rrapaj ankimon masën e sigurisë

GJKKO sekuestron pasurinë dhe aksione të Ilir Rrapajt 

Mbikqyrte gruan me kamera, burg për Asqeri Mandrin: Nuk e kam dhunuar, më thoshte ik puno natën tek…

Mbikqyrte gruan me kamera, burg për Asqeri Mandrin: Nuk e kam dhunuar, më thoshte ik puno natën tek…
















TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com