Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Scholz: Putin shkeli parimin e paqes në Europë

2024/03/30 at 9:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Scholz: Putin shkeli parimin e paqes në Europë

Në të gjithë Gjermaninë pjesëmarrësit në marshimet tradicionale të Pashkëve edhe këtë vit duan të dërgojnë një sinjal për paqen dhe kundër luftës. Dita kryesore e marshimeve tradicionale është e shtuna e pashkëve, ku janë paralajmëruar rreth 70 marshime për paqen në Gjermani. Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) me rastin e ditëve të Pashkëve e rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen gjermane për Ukrainën dhe e argumentoi atë me interesat gjermane të sigurisë. Edhe zëvendëskancelari, Robert Habeck (Të Gjelbrit), ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), dhe kreu i partisë në opozitë, CDU,  Friedrich Merz kanë publikuar mesazhe për Pashkët.

Scholz: Paqe pa liri do të thotë shtypje

Në një mesazh me video, kancelari, Olaf Scholz tha se “ne të gjithë e dëshirojmë një botë më paqësore”. Por paqja pa liri do të thotë shtypje. Paqe pa drejtësi nuk ka. “Prandaj ne e mbështesim Ukrainën në luftën e saj për një paqe të drejtë, për sa kohë që kjo do të jetë e nevojshme. Ne e bëjmë këtë edhe për ne, për sigurinë tonë.” Scholz akuzoi Rusinë nën presidentin Putin, se ka shkelur një parim të vlefshëm prej dekadash: që kufijtë nuk ndryshohen me dhunë. “Por ne e kemi në dorë, ta ribëjmë të vlefshëm këtë parim. Duke e mbështetur Ukrainën edhe më tej, të vendosur e me maturi.”

Habeck: Gjermania duhet të mbrohet nga sulme ushtarake

Ndërsa zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck në një video të publikuar të enjten në mbrëmje në platformën X, tha se “ne e dëshirojmë paqen. Po. Por përgjigjja e hidhur dhe e vërtetë është: me gjasë nuk do të ketë fund të shpejtë e të mirë, edhe pse ne e dëshirojmë ndryshe.” Në lidhje me agresionin rus, Habekc theksoi, se “duhet të përgatitemi për gjendjen e kërcënimit. Çdo gjë tjetër do të ishte naive.” Prandaj Gjermania do të bënte mirë të investonte më shumë në sigurinë e saj. “Ne, Gjermania, BE, ne duhet të mbrohemi tërësisht, edhe nga sulmet ushtarake.”

Habeck theksoi, se ka respekt për pozicionet që për arsye morale apo bindje fetare në lidhje me dërgimin e armëve ne Ukrainë arrijnë në një konkluzion tjetër, ndryshe nga i tiji. “E kuptoj shumë mirë, që njerëzit kanë frikë nga një shkallëzim i luftës. Edhe unë jam i shqetësuar.” Habeck u shpreh kundër një “ngrirjeje të luftës”. “Edhe pse e kuptoj shumë mirë, se për shkak të numrit të lartë të viktimave flitet për ngrirje të luftës, aq shumë e harron ky pozicion atë, që vetëm ukrainaset dhe ukrainasit mund të vendosin, se cilin çmim do të ishin të gatshëm të paguanin, dhe me cilat kushte do donin të arrinin një armëpushim apo të merrte fund lufta.”/ DW

Ju sugjerojmë

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
Bota

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

6 Korrik, 2025 5:09 pm
Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

6 Korrik, 2025 4:59 pm
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
Bota

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

6 Korrik, 2025 4:37 pm
Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
Aktualitet

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

6 Korrik, 2025 4:23 pm
Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!
Politikë

Lëvizja e votave mes kandidatëve, Celibashi: S’duket gabim njerëzor!

6 Korrik, 2025 4:06 pm
Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane
Bota

Kina i përgjigjet BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

6 Korrik, 2025 3:57 pm
“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit
Aktualitet

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

6 Korrik, 2025 3:38 pm
National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë
Aktualitet

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025 3:30 pm
Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
Aktualitet

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

6 Korrik, 2025 3:06 pm
Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
Bota

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

6 Korrik, 2025 2:55 pm
Para
Rritja e temperaturave, Bashkia e Tiranës dezinfekton këndët e lojërave dhe ambientet e gjelbëruara

Rritja e temperaturave, Bashkia e Tiranës dezinfekton këndët e lojërave dhe ambientet e gjelbëruara

Koreja e Veriut refuzon çdo takim me Japoninë

Koreja e Veriut refuzon çdo takim me Japoninë

Qëlloi me armë zjarri ndaj policisë greke, arrestohet shqiptari

Qëlloi me armë zjarri ndaj policisë greke, arrestohet shqiptari

TE FUNDIT

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani

OKB: Qindra mijëra afganë po detyrohen të largohen nga Irani
6 Korrik, 2025

Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ministri Hoxha zbret në terren
6 Korrik, 2025

Në kuadër të aksionit kombëtar për rikthimin e hapësirave publike, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zbriti sot në terren, ku...

Lexo më shumë

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun

Rivendosen marrëdhëniet diplomatike Britani-Siri, David Lammy viziton Damaskun
6 Korrik, 2025

Qeveria e re e Sirisë ka pritur këtë fundjavë Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në Damask....

Lexo më shumë

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët

Tymi i zjarrit në Elbasan, shqetësim për banorët
6 Korrik, 2025

“Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com