Një ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Sauk, ku u aksidentua për vdekje një punonjës policie, ka folur drejtuesja e mjetit që shkaktoi aksidentin.
Sipas burimeve, gruaja ka thënë në Polici se ajo ishte së bashku me fëmijët në automjet dhe se ata e shpërqendruan në një moment duke bërë që të humbiste kontrollin e mjetit.
Efektivi i policisë, Njazi Çera shërbente në postën e Farkës. Ai sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në shtëpi kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Benz”. Po kështu, automjeti, pasi goditi policin u përplas edhe me një shtyllë elektrike në afërsi të një stacioni autobusi në Sauk. /Panorama