Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një efektive policie i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Sipas policisë, 23-vjeçarja Jeroldina Iljazi, është gjetur e vrarë në dhomën e saj, rreth orës 19:21 të mbrëmjes së djeshme.
Nga hetimet ka rezultuar se efektivja i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit, ndërsa në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj. Policia thotë se po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Jeroldina Iljazi mbante gradën inspektore.