Është identifikuar trupi i dekompozuar që u gjet dje në Xarrë. Sipas News 24, bëhet fjalë për shtetasin Adnant Jaupi, 53 vjeç nga Elbasani.
53-vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Ai kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij.
Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi që mund t;i kishin shkaktuar vdekjen. Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.
Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës.
Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.