Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Shkallë të Konispolit në Sarandë. Një bashkëfshatar ka shkuar të ndihmojë komshiun nga grabitësit që i kishin hyrë natën në shtëpi, por ka mbetur i vrarë
Sipas të dhënave paraprake thuhet se një grabitës ka hyrë në lokalin shtetasit A.P për grabitje. I zoti i lokalit e ka pikasur dhe ka kërkuar ndihmën e bashkëfshatarit të tij, Pajtim Shehu, 43vjeç, nga Konispoli.
Ai ka ndërhyrë për ndihmë, por gjatë përleshjes grabitësi e ka qëlluar me plumb pistolete në kokë Shehun, duke e lënë të vrarë. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.