Policia në Sarandë ka arrestuar një 34-vjeçare. Mësohet se A.B. banuese në fshatin Shëndëlli ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë”, thuhet në njoftim e Policisë.