Policia e Sarandës ka arrestuar sot në flagrancë një 43 vjeçar nga Fieri.
Sipas policisë, Dhimitraq Plaku ka tentuar të vjedhë një lokal në lagjen Nr.2 të qytetit të Sarandës.
Ai ka thyer xhamin e portës kryesore dhe ka tentuar të hyjë në lokalin me pronësi të shtetases T.H, 64 vjeçe.
Materialet në ngarkim të tij iu përcollën prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.