Doli në oborrin e pallatit ku banonte prej disa vitesh me qera dhe leu trupin me benzinë për ti vënë flakën vetes.
Me këtë veprim të rëndë, një 65 vjeçar nga qyteti i Sarandës, ka tentuar ti japë fund jetës së tij pasditen e së shtunës.
Adem Brahaj, që jetonte vetëm me të shoqen, u pa teksa i vinte flakën vetes nga fqinjët, që lajmëruan ambulancën.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.