Një 22-vjeçare ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në Sarandë, ku gjatë konfliktit brenda banesës, e reja ka qëlluar 28-vjeçarin me thikë në shpatull.
I plagosuri aktualisht ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.