Një fëmijë vetëm 1 vjeç dyshohet se ka konsumuar gabimisht metadon. I mituri, ndodhje në Delvinë për pushime bashkë me familjen.
Mësohet se ai është paraqitur në urgjencë me probleme dhe është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Nga deklarimet e prindërve, dyshohet të ketë konsumuar gabimisht “Metadon” që e përdor daja i tij, ndoshta për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike. Policia ka nisur hetimet. Sipas spitalit, gjendja e fëmijës është e qëndrueshme.