Një 37-vjeçare në Sarandë është proceduar penalisht pas kallëzimit nga vajza e saj se e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona me qëllim përfitimin e parave.
Policia thotë se referuan materialet në Prokurori për 37-vjeçaren me iniciale E.M., ku nisi procedimi penal ndaj saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”-thuhet në njoftimin e policisë.