Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE.
Pas kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, ka qenë edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i cili ka publikuar disa foto, krah liderëve.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shihet në foto në mesin e Albin Kurtit, Aleksander Vuçiç, Dimitar Kovachevski dhe të tjerë.
“Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruan Rama./Opinion.al