Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e samitit të NATO-s me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Aleancës, takimi i mbajtur në Uashington.
Ai ka ndarë një video në rrjete sociale nga momenti i realizimit të fotos familjare në samitin e NATO-s.
Në fillim, kreu i qeverisë realizon një foto me presidentin amerikan Joe Biden dhe shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe më pas i bashkohet liderëve të tjerë të vendeve të aleancës për të realizuar foton.
“Washington – FOTOJA FAMILJARE e Këshillit të Atlantikut të Veriut”, shkruan kryeministri Rama.