Kryeministri, Edi Rama, në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Vilnius të Lituanisë, ka takuar presidentin turk Erdoğan.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, teksa publikon foto nga takimi Rama, bën me dije se me Erdogan ka diskutuar për situatën në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës. Samiti i NATO-s”-tha Rama.
Më herët Rama u takua me Presidentin francez Emanuel Macron për të cilin tha se po përgatitej që shumë shpejt të vizitojë Tiranën./Opinion.al