Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i liderëve botërorë në Ukrainë, Kremlini hedh poshtë mundësinë e bisedimeve për paqe pa Rusinë 

2024/02/27 at 10:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kremlini mohon pretendimet se Rusia është gati për luftë bërthamore 

Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime të mundshme në Gjenevë për një plan të paqes në Ukrainë, pa pjesëmarrjen e Moskës. 


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 25 shkurt se shpreson që në një samit të liderëve botërorë, që do të mbahet në Zvicër në muajt vijues, të diskutohet vizioni i tij për paqe, pasi presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, ka thënë se shteti i saj neutral është i gatshëm të jetë nikoqir i një konference për paqe, të nivelit të lartë. 

“Shpresoj që samiti do të zhvillohet këtë pranverë. Nuk duhet të humbim këtë inciativë diplomatike”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se pret që rezultatet t’i prezantohen më pas Moskës. 

Mirëpo zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e ka quajtur më 26 shkurt këtë si “të çuditshme”. 

“Aq sa e kemi kuptuar, çështja në agjendë është e çuditshme, e ashtuquajtura platforma e Gjenevës – një konferencë për të diskutuar planin e Zelenskyt për paqe”. 

“Ne e kemi thënë vazhdimisht që ky është aranzhim i çuditshëm, sepse disa plane për paqe janë duke u diskutuar pa pjesëmarrje të Rusisë, dhe kjo gjë në fakt nuk është serioze, është qesharake”, ka thënë Peskov në konferencë për media. Ndërkohë, rreth 20 liderë perëndimorë dhe zyrtarë të lartë do të diskutojnë në Paris për të riformuar vendosmërinë e Evropës për të përkrahur Ukrainën, teksa lufta ka hyrë në vitin e tretë. 

“Ne duam t’i dërgojmë presidentit rus Vladimir Putin mesazh shumë të qartë, që ai nuk do të fitojë në Ukrainë”, ka thënë një këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron para gazetarëve. 

Forcat e dërmuara ukrainase janë duke u përballur me vështirësi, për shkak të mungesës së armëve të rënda dhe municioneve, teksa ndihma tejet e nevojshme amerikane është ende e bllokuar në Kongresin amerikan, meqë disa republikanë kundërshtojnë të japin dritën jeshile për pakon në vlerë të 61 miliardë dollarëve, me arsyetimin se duhen masa më të ashpra për migrimin në SHBA. 

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL 



Ju sugjerojmë

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran
Bota

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

17 Janar, 2026 9:36 am
Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
Kryesore

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

17 Janar, 2026 9:04 am
Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër
Bota

Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër

17 Janar, 2026 9:00 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026

17 Janar, 2026 8:56 am
Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
Bota

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

16 Janar, 2026 10:32 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

16 Janar, 2026 8:55 pm
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryesore

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

16 Janar, 2026 7:06 pm
Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Kryesore

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

16 Janar, 2026 7:01 pm
Para
Zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë, Begaj uron homologun e tij: Mezi pres të punojmë së bashku 

Zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë, Begaj uron homologun e tij: Mezi pres të punojmë së bashku 

Shpërthimi në Durrës, kamerat kapin autorin

Shpërthimi në Durrës, kamerat kapin autorin

Emri/ Vritet shqiptari në Mal të Zi, anëtar i një grupi kriminal

Emri/ Vritet shqiptari në Mal të Zi, anëtar i një grupi kriminal
















TE FUNDIT

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran

Mbi 3,000 të vdekur nga protestat në Iran
17 Janar, 2026

Më shumë se 3,000 persona kanë humbur jetën gjatë protestave mbarëkombëtare në Iran, thanë aktivistë për të drejtat e njeriut,...

Lexo më shumë

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem! Në fokus problematikat e bashkive

Rama: Sot jemi të paintegrueshëm në BE, shkak niveli i ulët i…
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30...

Lexo më shumë

Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër

Protesta të dhunshme para ambasadës iraniane në Londër
17 Janar, 2026

Disa oficerë policie janë plagosur pas dhunës në një protestë jashtë ambasadës iraniane në Londër. Përleshjet sollën disa arrestime, sipas Policisë Metropolitane, teksa...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 janar 2026

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
17 Janar, 2026

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com