Kryeministri Edi Rama është takuar në Londër me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar foto gjatë takimit.
Takimi mes dy zyrtarëve është zhvilluar në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Spiropali ka qenë e pranishme gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin e Komunitetit Politik Europian.
“Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis” shkruan Spiropali.