Rrugët e Hamburgut janë mbushur, dje, me ‘zombi’, për takimin në samitin e G20
Një grup performuesish, prej 1000 personash të kolegjit Gestalten, me 1000 aktorë të cilët zbarkuan në qytet të lyer si zombie. Ata e quajnë këtë kërcim ‘njeri i vdekur që ecën’. Performuesit enden nëpër qytet si të vdekur, të lyer dhe veshur me gri, ulërasin, kryejnë veprime të dhunshme, derisa i shkulin rrobat dhe poshtë tyre ka një botë plotë ngjyra.
Kjo shfaqje zgjati rreth dy orë, qindra njerëz u mblodhën, nga kurioziteti, por më së shumti nga befasia e brutalitetit, si një e bukur në art.
Orkestruesit e grupit thanë se performanca ishte projektuar për të theksuar se ndryshimi mund të vijë nga një individ i vetëm.
“Ne nuk mund të presim derisa ndryshimi të ndodhë nga më të fuqishmit në botë, ne duhet të tregojmë përgjegjësinë politike dhe sociale, tani! Fushata jonë është një simbol i mëtejshëm,”- tha një zëdhënës i Gestalten
Organizatorët presin që dhjetëra mijëra njerëz të zbresin në Hamburg për të marrë pjesë në demonstrata gjatë samitit të G20./opinion.al