Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samir Mane merr Titullin e Mirënjohjes nga Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë në Kosovë

2024/02/16 at 3:07 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 11 min
A A
Samir Mane merr Titullin e Mirënjohjes nga Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë në Kosovë

Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane ishte i ftuar i veçantë i Universitetit i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) në Prishtinë, Kosovë, për një bashkëbisedim me studentët mbi rrugëtimin e tij nga student në sipërmarrës i suksesshëm.

Si vlerësim për rrugëtimin e tij 30-vjeçar në botën e sipërmarrje universiteti UBT i dorëzoi Titullin e Mirënjohjes për kontributin e tij në ndërmarrësi, zhvillim ekonomik dhe përgjegjësi sociale në Shqipëri, Kosovës dhe më gjerë.

Rektori i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë, Prof. Dr.Edmond Hajrizi duke e falënderuar Samir Manen për pranimin e ftesës theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi midis universitetit dhe biznesit.

“E vlerësojmë shumë gjithçka që ju personalisht dhe grupi BALFIN ka bërë për zhvillimin ekonomik, për ngritjen e talenteve si edhe në fushën e filantropisë. Është kënaqësi për ne t’ju kemi në auditorët tona për të na rrëfyer modelin tuaj të suksesit ashtu siç mirëpresim bashkëpunimin më të ngushtë jo vetëm mes grupit BALFIN dhe UBT por edhe të kontribuojmë bashkërisht në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës përmes të rinjve të shkëlqyer”, shtoi ai.

I pyetur nga studentët për fillimet e tij Samir Mane tregoi rrugëtimin e tij si sipërmarrës nga një student i ri i cili braktisi studimet për të emigruar në Austri deri më sot ku Grupi BALFIN, i krijuar prej tij, është i pranishëm në 10 vende të ndryshme.

“Unë nuk studiova dot për atë që doja, ekonomi dhe biznes, por sot bëj atë që gjithnjë dëshiroja dhe akoma dua. U diplomova për inxhinieri dhe miniera por sot jam sipërmarrës sepse këtë kërkoja dhe për këtë punova. Nuk mjafton vetëm të jesh në vendin e duhur dhe në momentin e duhur por kërkohet edhe shumë punë për të arritur atë që do”, u tregoi ai studentëve të UBT-së.

Lidhur me interesimin e studentëve për mendimin e tij rreth Inteligjencës Artificiale, zoti Mane theksoi se:

”Për mua AI do të ndryshojë botën për mirë. Nëse do të dimë ta përdorim siç duhet në të mirën tonë, Inteligjenca Artificiale do të na mundësojë të jemi më efikas në punën tonë.”

Interesit të studentëve për lidhjet ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës, Samir Mane ju përgjigj:

“Marrëdhëniet ekonomike kanë mbetur prapa në krahasim me këmbimet kulturore. Sot tregu i artit midis dy vendeve është njehsuar thuajse krejtësisht ndërkohë që ka akoma barriera artificiale për këmbimin ekonomik. Duhet që shtetet të ndërtojnë politika që të mbështesin këmbimin ekonomik sepse vetëm kështu mund të konsiderohemi një treg me interes për investitorët e huaj.”

“Secilit prej jush do t’i këshilloja të merrej me sipërmarrje”, u tha zoti Mane studentëve.

“Ne mund të punojmë bashkërisht për të dhënë shpresën për të rinjtë, të punojnë në Shqipëri e Kosovë e bashkë të krijojmë kushtet për të ardhmen që të gjithë duam.”

Ky është takimi i i dytë i Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, me studentët e Prishtinës.

Pak muaj më parë ai ka qenë në auditor me studentët e Fakultetit të Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit publik të Prishtinës duke ju përgjigjur interesit të tyre.

Grupi BALFIN është i pranishëm në Kosovë me kompanitë Neptun, Jumbo dhe Balfin Real Estate, ku përveç aktiviteti ekonomik ka një kontribut të rëndësishëm edhe në projekte me impakt social.

Nëpërmjet Fondacionit Mane deri më sot janë realizuar një sërë projektesh si, ngritja e laboratorit në Fakultetin e Inixhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, pajisja me monitorë e pavijonit të  kirurgjisë në Klinikën Universitare të Prishtinës.

Fondacioni Mane së bashku me Neptun e Jumbo Kosova ndihmuan fëmijët në Fshatin SOS Prishtinë, si dhe realizuan rikonstruksionin e një kopshti fëmijësh në Fushë Kosovë, një tjetër në Mitrovicë dhe një park publik në Gjilan. Po ashtu u ndihmuan 10 familje të dëmtuara nga përmbytjet e shiut në Pejë.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj Lulzim Berishës

GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj Lulzim Berishës

Vdekja e Aleksei Navalny, reagon Blinken: Rusia është përgjegjëse

Vdekja e Aleksei Navalny, reagon Blinken: Rusia është përgjegjëse

Vdekja e Navalny, reagon nëna e tij: Nuk dua të dëgjoj asnjë ngushëllim

Vdekja e Navalny, reagon nëna e tij: Nuk dua të dëgjoj asnjë ngushëllim

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com