Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sami Repishti: “Rreshter Shyqi” vrasës që 19 vjeç, ja torturat e tij

2015/12/24 at 10:17 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Sami Repishti: “Rreshter Shyqi” vrasës që 19 vjeç, ja torturat e tij

Sami Repishti ka reaguar pas deklaratës së Shqyri Çoku, se ai nuk e njeh dhe nuk e ka torturuar ndonjëherë atë. Repishti tregon në një shkrim për Panorama, poshtërimet dhe torturat që u bëheshin të burgosurve në burgun e njohur si “Kuvendi i Françeskaneve” me urdhër dhe dëshirë të Shyqyri Çokut.


Në lidhje me faljen që kërkoi kryeministri Rama për dekoratat që u janë dhënë njerëzve si Shqyqyri Çoku, profesor Repishti shprehet se ky është një premtim solemn që duhet të mbahet. Edhe propozimin për heqjen e dekoratave Repishti i cilëson si një hap të madh në drejtimin e duhur, por shprehet se pas 25 vitesh demokraci në Shqipëri ende nuk është dënuar doktrina shkatërrimtare, siç e quan ai e “luftës së klasave”.

“Pak ditë ma parë, gazeta “Panorama” botoi shkrimin tim ku dëshmojshe se ish­nënoficeri i Sigurimit të Shtetit, “Rreshteri Shyqi” (emni i plotë ashtë Shyqyri Çoku), i dekoruem më 29 nandor 2014 nga Ministria e Mbrojtjes, më ka torturue gjatë muejve të “Hetuesisë” dhe më “…shkaktoi kaq dhimbje fizike dhe shpirtnore me drunin e tij të pagdhenun e çizmen e tij të ndytë”…. “unë nuk e falë, sepse tradhëtoi bashkëvuejtësit e mi…(dhe)… kjo ashtë mospërfillje për vendin që akoma vuen, mospërfillje për viktimat akoma të përbuzuna, mospërfillje për rrezikun që përballë ringjallja e nji shoqënie shqiptare që kërkon të ngrihet …si e gjithë Europa”.

Krimineli “Shoku Çoku” u përgjegj me nji intervistë të botueme në gazetën “Shekulli” të datës 18 dhjetor 2015 ku thotë: “Sami Repishtin nuk e kam njohur asnjiherë dhe as e kam patur në hetuesi”. Pjesa e parë e kësaj thanje ashtë thjesht gënjeshtër; pjesa e dytë ashtë e vërtetë. Nuk kam pasë “fatin” me u hetue nga ai; të tjerë si Zoi Themeli, Lefter Lakrori dhe Fadil Kapizyzi e plotësuen këtë detyrë të ndytë. E kam njohë “Shokun Çoku” kur ishte adoleshent që sillej rrugëve të lagjes sime Dudas, Shkodër, ku banonte nji i afërm i tij. I ri, pa arsim, me nji gojë tejet të ndytë. Për ma tepër, prej tetorit 1946 deri në nandor 1947, kam kalue shumë kohë në burgun e njohun “Kuvendi i Françeskanëve” Aty, “Rreshter Shyqi” ishte përgjegjës i rojeve të “burgut” të posa­hapun.

I ashpër, arrogant, na shante nanat me fjalorin ma të ulet, sa herë shkonte e vinte nëpër korridorin e gjatë të “burgut”. Ai urdhënonte për llojet e torturës që ushtrojshin rojet ndaj nesh: zinxhirë kambe e duer, heqja e racionit të bukës dhe ujit, rrahje me shkop, grushta e shkelma sa herë që shkojshim e vijshim në nevojtore, ose me na mohue të drejtën e shkuemjes në nevojtore… nji torturë e vërtetë. Kurdo që na shoqënonte në “Zyrën e Hetuesisë” për tortura, na detyronte me vrapue me shkop e me shkelma nën talljen e rojeve të armatosuna. Për të gjitha këto ai u tregue nji sadist pa ndërgjegje, model i përsosun i “qenit të stërvitun” me u bindë verbënisht.

Pohimi i tij se “nuk ka punue asnjiherë me “Sigurimin e Shtetit” ashtë paturpësi. Në Shkodër, sot ai njihet vetëm si “ish­oficer i rrezikshëm i Sigurimit”. Dokumentacioni i botuem në shtypin shqiptar konfirmon se “Shoku Çoku” ka qenë oficer i Policisë për 21 vjet; “drejtues” i Sigurimit për tetë vjet; “drejtues i Hetuesisë” për 9 vjet. Në tanësi ka qenë 17 vjet hetues. Në nji listë emnore të botueme rishtas, numrohen 92 persona të torturuem nga ai. Ashtë dekorue 10 herë për “veprimtarinë” e tij në Sigurim, simbas pohimit të tij. Shtëpinë e Dan H.Danit të burgosun që zaptoi e quen “shtetnore”, mbasi u sekuestrue nga Shteti…! Amaneti politik i këtij krimineli ashtë “…porosia e gruas që të shikoja mirë ligjin që të mos merrja fëmijtë në qafë. (por jo fëmijtë e të tjerëve!) Gjithçka simbas ligjit!” Unë nuk di nji “ligj” të vetëm, të shkruem, që kërkon ose lejon torturimin e të burgosunëve. Këto janë veprime të “botës së nëndheshme” të sistemit komunist, që “Rreshter Shyqi” pranoi vullnetarisht e shërbeu me besnikëri. Sepse, ashtu e deshi! Hipokrit deri në dhimbje! I gatshëm për gjithçka pa asnji bremje ndërgjegjje, kriminel me pagesë “në emën të ligjit” në nji regjim ku “ligji” ishte fjalë “e huej” dhe fjala e tij… që nuk përfaqsonte drejtësinë, por legjitimonte “padrejtësinë” e Nënës Parti dhe diktatorit monstruoz. Ka vrasës që nuk dëshirojnë me qenë vrasës. Ka të tjerë që janë ba vrasës nga efekti i nji ideologjie vrastare. Por “Rreshter Shyqi” nuk ka qenë njeni nga ata; ai e deshi të jetë vrasës… që në moshën 19­vjeçare! Takimi i im me atë u ba në rrethana anormale dhe reagimi i jonë dramatikisht i kundërt ka spjegimin e vet në konsideratat etike të cilitdo individ, si krijesa në imazhin e Krijuesit.

Rasti i këtij krimineli u ba objekt diskutimi mbasi u zbulue se ai ishte dekorue nga Ministria e Mbrojtjes. Fakti që nji akt i këtill ishte i mundun sot në vendin tonë ashtë vërtet shqetësues. Nga spjegimet e Kryeministrit Edi Rama rezulton se ky “proces” nuk ashte nji “akt” i vetmuem, por nji rrugë e marrun që në vitet 1994, ’95, ’96, d.m.th. që nga ditët e Administratës së Partisë Demokratike të ish­Kryeministrit A. Meksi. Nji kërkesë për sqarim nga Z. Meksi nuk gjeti përgjigje. Nga nji version i dhanun nga ish­Presidenti Sali Berisha, në bashkëbisedim me gazetarët, mësohet se “lista” e 1000 të dekoruemve “ka të bëjë me pjesëmarrësit në luftë…. Ligji nuk jep asnji dekoratë. Nuk njeh asnji imunitet”. “Ai tha se bani ligjin e ‘lustracionit’ që përjashtoi të gjithë xhelatët e kalvarit komunist të viteve të diktaturës…. I amenduar u dërgua dhe u aprovua nga Gjykata Kushtetuese….

Nën presionin e Edi Ramës e partisë së tij… Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin dhe plotësoi kërkesën e Edi Ramës”, u shpreh Z. Berisha. Kryeministri Edi Rama kërkoi falje për ofendimin e viktimave me dekorimin e “xhelatëve” dhe “premtoi spastrimin” e listave nga emnat e padëshirueshëm. Ky ashtë nji premtim solemn që duhet të mbahet. Më 22 dhjetor, ashtë propozue “heqja e dekoratave” “…atyne që u dënuen me vendim gjykate të prerë; për krime lufte; për krime kundër njerëzimit; për bashkëpunim me pushtuesit e huaj të vendit; për veprim agjenturor kundër interesave të Shqipërisë, si dhe të ushtruarit, gjatë periudhës 29.11.1944 deri më 31.03.1991 të funksioneve në strukturat e shtetit shqiptar si me poshtë: …” (rreshtohen funksionet….) Përshëndes këtë hap të madh në drejtimin e duhun”, shkruan Repishti për gazetën Panorama.



Ju sugjerojmë

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

21 Gusht, 2025 7:48 pm
RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare
Rajoni

RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare

21 Gusht, 2025 7:26 pm
Reuters: Ja 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë! Nëse Kievi i refuzon …
Bota

Reuters: Ja 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë! Nëse Kievi i refuzon …

21 Gusht, 2025 7:09 pm
Zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon ‘Listën Serbe’
Rajoni

Zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon ‘Listën Serbe’

21 Gusht, 2025 6:58 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Papa Leoni XIV do të kryejë në Liban udhëtimin e parë ndërkombëtar

21 Gusht, 2025 6:18 pm
Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale
Rajoni

Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

21 Gusht, 2025 5:50 pm
Donald Trump kritikon Joe Biden: Nuk lejoi Ukrainën të “kundërsulmonte”
Bota

Donald Trump kritikon Joe Biden: Nuk lejoi Ukrainën të “kundërsulmonte”

21 Gusht, 2025 5:39 pm
Historiku i Rusisë shtyn Ukrainën të këmbëngulë në garanci për sigurinë
Bota

Historiku i Rusisë shtyn Ukrainën të këmbëngulë në garanci për sigurinë

21 Gusht, 2025 5:27 pm
Macron telefonon Erdogan, ja çfarë biseduan dy liderët me njëri-tjetrin
Bota

Macron telefonon Erdogan, ja çfarë biseduan dy liderët me njëri-tjetrin

21 Gusht, 2025 5:09 pm
Një pjesë e Tiranës pa ujë, banorët paralajmërojnë protestë
Aktualitet

Kufizime në furnizimin me ujë, UKT njoftim për qytetarët e Tiranës

21 Gusht, 2025 4:54 pm
Para
Tiranë: Humb jetën 20 vjeçarja, hidhet nga kati i 11

Tiranë: Humb jetën 20 vjeçarja, hidhet nga kati i 11

Ja pse nuk duhet të konsumoni ushqime në darkë

Ja pse nuk duhet të konsumoni ushqime në darkë

Njihuni me komedianen që tallet me fotot e vipave

Njihuni me komedianen që tallet me fotot e vipave

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
21 Gusht, 2025

Paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit në raport me monedhën tonë kombëtare nuk e ka stepur përdorimin e gjerë që po...

Lexo më shumë

RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare

RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare
21 Gusht, 2025

Komision i posaçëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do të “gërmojë” për ndërhyrjet kardiake në klinikat private...

Lexo më shumë

Reuters: Ja 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë! Nëse Kievi i refuzon …

Reuters: Ja 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë! Nëse Kievi i refuzon …
21 Gusht, 2025

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon ‘Listën Serbe’

Zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon ‘Listën Serbe’
21 Gusht, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com