Këngëtarja Samanta Karavella ka postuar sot për fansat një mesazh vërtet të çuditshëm që i ka ardhur në Instagram. Jemi mësuar që vajzat e njohura të marrin mesazhe komplimentuese nga djemtë, apo madje edhe nga ato ofendueset prej personave që nuk i pëlqejnë. Por ky mesazh që i ka ardhur këngëtares, është vërtet i çuditshëm.
Një vajzë i ka shkruar Samantës se i dashuri i saj e adhuron, dhe tani që janë ndarë ajo uron që të takohet me këngëtaren. Jo më kot Samanta e ka quajtur “mesazhi i ditës”, pasi nuk ndodh shpesh të marrësh mesazhe të tilla.