Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salvini: Nuk kemi marrë financime të fshehta nga Rusia

2019/07/17 at 8:44 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Salvini: Nuk kemi marrë financime të fshehta nga Rusia

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, hodhi poshtë pretendimet se partia e tij populiste është përpjekur të marrë financime të fshehta nga Rusia. Ai ndërkohë ka shtuar komentet në mbrojtje të asaj që e quan “kulturë e krishterë” si dhe për çështjen që e ka shpërblyer më shumë në zgjedhje, emigracionin.

Kritikët e Salviniy thonë se ai po përpiqet të largojë vëmendjen nga akuzat për Rusinë dhe nga problemet e ekonomisë së vendit, e cila vazhdon të jetë e zhytur në recesion.

Pretendimet për financime të fshehta ruse morën një shtysë të re javën e kaluar kur faqja e lajmeve në internet Buzzfeed publikoi audio të një takimi në një hotel të Moskës midis ish-zëdhënësit të shtypit të Salvinit, dhe disa rusëve të paidentifikuar duke diskutuar mbi mundësinë e devijimit të 65 milionë dollarëve drejt partisë Lega nëpërmjet transaksioneve të naftës ruse me çmim të ulur.

Prokurorët e Milanos kërkuan të marin në pyetje Savoinin, i cili organizoi një darkë shtetërore më 4 korrik në Romë për nder të Presidentit rus Vladimir Putin, por sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, ish-gazetari ushtroi të drejtën e tij për të mos iu përgjigjur pyetjeve.

Edhe Salvini po ndjek një qëndrim të ngjashëm me mediat. Në një deklaratë të lëshuar javën e kaluar ai tha se nuk ka marrë “asnjë rubël, asnjë euro, asnjë dollar apo ndonjë litër vodka”. Ai shtoi se admirimi i tij për presidentin rus Vladimir Putin dhe kundërshtimi i tij ndaj sanksioneve evropiane të vendosura ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë në vitin 2014, janë veprime “falas”.

Të hënën ai u tha gazetarëve se: “nuk kam ndërmend të flas më për paratë që kurrë nuk i kam parë dhe që kurrë nuk i kam kërkuar”.

Deri më tani zoti Salvini u ka rezistuar thirrjeve në rritje për të dalë përpara parlamentit të vendit për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me pretendimet për takime të zëdhënësit të tij zotit Savoini me presidentin e një shoqërie biznesi italiano-ruse dhe një nga kontaktet kryesore të Lega-s, me Kremlinin.

Në vend të kësaj, Salvini ka përforcuar retorikën e tij kundër emigrantëve përballë kritikave të opozitës se ai po nxit urrejtjen racore. Duket se kjo strategji po sjell rezultate në sondazhet e opinionit. Partia e tij Lega ka gëzuar një rritje të pandërprerë të mbështetjes në kurriz të partnerit të saj në qeverinë e koalicionit, Lëvizja Pesë Yje./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
Aktualitet

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

11 Janar, 2026 10:53 pm
Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
Bota

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

11 Janar, 2026 9:26 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11 Janar, 2026 8:29 pm
Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
Bota

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

11 Janar, 2026 6:37 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

11 Janar, 2026 5:35 pm
Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
Politikë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

11 Janar, 2026 4:35 pm
I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga
Kronikë

I morën 40 000 euro një personi duke e mashtruar, identifikohen autorët, 3 në pranga

11 Janar, 2026 3:30 pm
Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Bota

Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë

11 Janar, 2026 3:14 pm
SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela
Bota

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Venezuela

11 Janar, 2026 3:12 pm
Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Para
Foto/ Çfarë la pas shpërthimi i bombolës së gazit

Foto/ Çfarë la pas shpërthimi i bombolës së gazit

Konflikti në Bulqizë, dy vëllezërit plagosin me armë 41-vjeçarin

Djali godet me sëpatë babain

Kapen “kasapët” e bagëtive, dyshohen për të paktën 14 vjedhje

Kapen “kasapët” e bagëtive, dyshohen për të paktën 14 vjedhje

TE FUNDIT

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
11 Janar, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë...

Lexo më shumë

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
11 Janar, 2026

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë u vra mbrëmjen e sotme në qytetin...

Lexo më shumë

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
11 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompanitë amerikane do të kenë akses në rezervat e mëdha të naftës së...

Lexo më shumë

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
11 Janar, 2026

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, një në pesë persona në Gjermani po mendon të largohet nga vendi. Studimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com