Nga Spanja mjeku Kita Sallabanda tha se janë të paktën tre tipologji problemesh afatgjata që shfaqin pacientët pasi janë prekur nga Covid 19.
Ai u shpreh gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se ai ka trajtuar të sëmurë të cilët edhe pas 6 muajsh vazhdojnë të shfaqin këto simptoma.
“Janë problemet respiratore, neurologjike dhe neuropsikike, të humbjes së memories. Në fazën e parë e parë janë problemet e trombozës, por në fazën e mëtejshme janë këto të treja. Kam të sëmurë që kanë 6 muaj me këto simptoma. Janë sëmurur që në maj dhe vazhdojnë me këto simptoma”, u shpreh Sallabanda./Opinion.al