Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji: Këtu ndodhin vrasje me klering, kriminelët janë fuqizuar aq sa kërcënojnë prokurorë

2023/10/03 at 1:53 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji: Këtu ndodhin vrasje me klering, kriminelët janë fuqizuar aq sa kërcënojnë prokurorë

I ashpër ka qenë deputeti demokrat,  Ervin Salianji, në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ku ngriti alarmin për rendin dhe sigurinë, nisur nga ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend.


Salianji i kërkoi kreut të Komisionit Nasip Naço të japë mbështetjen e tij për institucionet e sigurisë, teksa përmendi kërcënimin dhe përndjekjen e prokurorëve nga kriminelët, duke iu referuar dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani për qëllimet e bandës së Laert Haxhiut që kishte vënë në shënjestër për të vrarë dy magjistrate.

Deputeti demokrat kërkoi që të japë shpjegim në Komision,  Ministri i Brendshëm, kryetarja e SHISH dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Z. kryetar më vjen keq që ju nuk jetoni fare me realitetin dhe çfarë ndodh në këtë vend. Ne nuk mund të fillojmë një mbledhje…prita në fakt të kishit një reagim për ngjarjet që ndodhin në Shqipëri…ky është komisioni i sigurisë Kombëtare dhe ju keni dëgjuar ose nëse nuk e keni dëgjuar është dita që ta rikthejmë në vëmendje te publiku dhe këtij komisioni që grupet kriminale kanë arritur në atë nivel për shkak të fuqizimit nën qeverisjen e maxhorancës tuaj që të kërcënojnë prokurorë të SPAK-ut që të vendosin në risk jetën e prokurorëve në këtë Republikë, të bëjnë përndjekje apo mbikëqyrje të prokurorëve dhe këto janë publikuar jo për shkak të ndonjë aksioni të Policisë së Shtetit, as për shkak të ndonjë merite të qeverisë, por për shkak se kriminelëve të shtuar nën qeverisjen tuaj po kapin njëri-tjetrin dhe kur duan ta godasin njeri-tjetrin dhe nuk kanë mundësi, po përdorin policinë e shtetit për të goditur njëri-tjetrin, por ky është lajmi i mirë gjithsesi për çdo kriminel që përfundon para drejtësisë. Është në detyrën tuaj si kryetar komisionit dhe të komisionit që ta nisnit mbledhjen duke dhënë mbështetje për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në këtë vend duke kërkuar pa diskutim që për ngjarje të rënda të vijë dhe të japë shpjegim ministri i Brendshëm, kryetarja e SHISH dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë sepse u bënë ngjarje pas ngjarjesh që tentoni t’i mbuloni, por këto sa po vijnë dhe po shtohen si ngjarje, sa po vijnë dhe po bie besimi i qytetarëve që qeveria mund të ketë ndonjë përpjekje për të luftuar apo për të qenë në krahun e atyre që luftojnë krimin dhe bandat kështu që besoj që është në nderin tuaj si maxhorancë, meqenëse nuk e nisët t’i jepni mbështetje tani, të gjithë bashkë dhe pa diskutim t’iu kërkojmë institucioneve që përmenda të vijnë dhe të përgjigjen për një ngjarje që në dijeninë time nuk ka ndodhur më përpara”, tha Salianji.

Ndërkaq, Naço iu përgjigj:  “Nuk është aksion i bërë nga partitë, as nga opozita, as nga avokati i Popullit, është një sukses i policisë. Bëhuni 7 firma, bëni çdo lloj kërkese si e parashikon rregullorja. Nëse nuk bëheni ka mundësi të tjera rregullorja, seancë, interpelancë. Mund ta bëjë secili të spikatë për shkak të asaj që mendon se mund të dallojë mbi të tjerët”.

Në përgjigje Salianji deklaroi se kërkesa është bërë rreth një vit më parë, por sërish Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit nuk kanë raportuar në Komision.

“Ju doni të kapeni si i mbyturi pas fijes së kashtës. Ka që në tetor të vitit të kaluar që është një kërkesë e firmosur sipas rregullores, për thirrjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë dhe këtu nuk ka të bëjë me emra konkretë, ka të bëjë me drejtuesin e institucionit. Ka një vit pothuajse që ju nuk keni fuqi të thërrisni ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë.
Drejtori nuk erdhi, duke e shtyrë mbledhjen me këtë drejtues pa arsye. Çështjen e Kushtetutës dhe Rregullores e keni shkelur me të dyja këmbët. Ju keni detyrimin që ta nisni mbledhjen duke iu dhënë mbështetje institucioneve të sigurisë”, u shpreh Salianji.

Salianji, më tej theksoi se puna e Policisë së Shtetit është t’i parandalojë vrasjet.

“Ju thoni që Policia e Shtetit ka bërë punë, po çfarë pune ka bërë Policia e Shtetit se dalin këta luftojnë njeri-tjetrin. Policia e Shtetit duhet të bënte punë për t’i parandaluar vrasjet. Zihen me njërit-tjetrin kriminelët, venë te policia kur plagosen apo kur kanë mbaruar sherret. Drejtues të korruptuar dhe të lidhur me krimin të Policisë së Shtetit dhe punonjës të ndershëm që vendosen qoftë përballë bandave, qoftë përballë drejtuesve të korruptuar që përdorin politikisht policinë për fushata zgjedhore dhe prandaj është kjo situatë e krimit në të gjithë Shqipërinë. Diku i rrahin, diku i vrasin, diku i kërcënojnë, diku i mbikëqyrin, diku kanë kontrollin në territor dhe këtë po themi ne të mos ia lëmë sovranitetin bandave, t’i japim mbështetje policisë, atyre punonjësve që duan ta luftojnë realisht, por duke nisur nga mbështetja në këtë komision se keni bërë shoë-n politik për këtë çështje në këtë komision për raste të pangjashme se kjo tregon guximin që ka krimi i organizuar për të mbikëqyrur, për të kërcënuar dhe madje sipas të dhënave që kanë dalë po nga Policia e Shtetit për të tentuar të eliminojnë prokurorë në këtë Republikë. Kjo është gjendja e kriminalitetit sot dhe gjendja e rendit e sigurisë publike në vend, ku gjithsecili ndihet i pasigurt pavarësisht pozicionit publik që ka dhe imagjinoni si është gjendja te qytetarët që është e përditshme. Vidhen përditshëm, iu vidhen pronat, makinat, që përballen me lloj-lloj keqbërësish përditshëm”, deklaroi më tej Salianji.

 

Më tej deputeti demokrat u shpreh: “Këtu ndodhin vrasje me klering ju thoni puna e Policisë së Shtetit”. ‘Ma vri këtë aty të të vras këtë këtu”. S’ka ndodhur ndonjëherë në botë të dëgjohet kjo. S’ka ndodhur ndonjëherë që kriminelët të diskutojnë se cili do të vrasë atë prokuror, cili do të eliminojë atë prokurorin tjetër. Ku është policia këtu, ku janë institucionet. Të gjithë këta që bëjnë këto janë njerëz të lidhur drejtpërdrejt me PS-në në fushata”.



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Faqja zyrtare e familjes mbretërore shënjestër e një sulmi kibernetik, hakerat rusë marrin përgjegjësinë

Faqja zyrtare e familjes mbretërore shënjestër e një sulmi kibernetik, hakerat rusë marrin përgjegjësinë

Theu masën “arrest shtëpie”/Kapet me drogë dhe shkop bejsbolli në makinë, arrestohet 19-vjeçari

Theu masën “arrest shtëpie”/Kapet me drogë dhe shkop bejsbolli në makinë, arrestohet 19-vjeçari

Tre persona të vdekur nga të shtënat në Bangkok, arrestohet një 14-vjeçar

Tre persona të vdekur nga të shtënat në Bangkok, arrestohet një 14-vjeçar
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com