Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar në spitalin e Traumës për të parë gjendjen shëndetësore të nënkryetarit demokrat, Agron Gjekmarkaj.
Kujtojmë se Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës që u zhvilluar pasditen e sotme në kryeqytet.
Gjekmarkaj ndodhej në zonën e pallatit me Shigjeta së bashku me deputetë dhe anëtarë të PD-së.
Sipas zyrtarëve të Partisë Demokartike, Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat për shkak të dhunës së ushtruar nga policia.