Grupimi i Partisë Demokratike i drejtuar nga Sali Berisha, ka përfunduar analizën e bërë për zgjedhjet e 14 majit 2023, të cilat i kanë cilësuar si një farsë elektorale.
Analizën ata e kanë përmbledhur në një libër të shkruar në gjuhën angleze. Libri mban titullin “Farsa elektorale e 14 majit 2023 në Shqipëri”, ndërsa një rresht sipër saj shkruhet “Libri i zi i zgjedhjeve”.
Pritet që prezantimi i librit të bëhet ditën e sotme në orën 11:00.
Që pas zyrtarizimi të rezultatit, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur zgjedhjet e 14 majit.
Kujtojmë se Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mes grupimit të Berishës dhe Ilir Metës së Partisë së Lirisë mori 7 Bashki në zgjedhjet vendore.