Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sali Berisha para diasporës në SHBA: Bashkim të trojeve shqiptare, sipas parimeve europiane

2016/11/11 at 6:41 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Sali Berisha para diasporës në SHBA: Bashkim të trojeve shqiptare, sipas parimeve europiane

Kjo është përshëndetja e ish-presidentit  zotit Sali Berisha para bashkatdhetarëve në SHBA, mars 1991. Është zëdhënësja e ish-kryeministrit, Erla Mëhilli ajo e cila e ka risjellë këtë fjalim historik për për të treguar edhe njëherë se lidhjet shqiptaro-amerikane janë të vjetra dhe thelbësore. 


Më poshtë fjalimi i plotë i Sali Berishës në SHBA

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të dashur vëllezër dhe motra,

bashkatdhetarë,

Për mirëseardhjen e ngrohtë dhe vëllazërore që u shpreh ndaj nesh do të doja që së pari t’ju them me gjithë zemër, mirë se ju gjetëm. Takimi me ju bashkatdhetarë të dashur të krijon njëkohësisht dy ndjenja të ndryshme, disi të kundërta njëra nga tjetra. Kjo sepse diaspora jonë shpreh jo vetëm tragjikën e realitetit shqiptar, por dhe shpresat e pashuara të këtij realiteti. Ai nga njëra anë të trishton dhe të mallëngjen shumë sepse asnjëri prej jush nuk la vendin e dashur për aventurë.

Por shumë nga ju e lanë atë për kafshatën e gojës, për t’i shpëtuar urisë dhe mjerimit, kurse shumë e shumë të tjerë u larguan nga Shqipëria për t’i shpëtuar shtypjes, policisë së mendimit dhe mungesës së lirisë së ndërgjegjes. Mirëpo në të dy rastet, besoj se edhe ju jeni dakort, faji dhe krimi lidhen me diktaturën, e cila sipas një ligji të pandryshueshëm të historisë ka për rezultat ekuifinal shterpërinë ekonomike sociale, shpirtërore dhe intelektuale të individit dhe kombit në tërësi. Ndërsa vetë Shqipëria është toka e Zotit, e Bukura e Dheut, si ajo vend tjetër nuk ka.

Por takimi me ju të mbush njëkohësisht me shpresa të mëdha. Kjo sepse, ju, ndonëse të ardhur nga një vend i vogël, pa shtëpi e katandi, me punën dhe virtytet tuaja të larta jeni vendosur kaq mirë dhe jeni qytetarë të nderuar në një vend kaq të madh, keni ngritur lart emrin e shqiptarit, keni zënë miq të mëdhenj që bota ua ka lakmi, keni zbardhur faqen Shqipërisë dhe trojeve tuaja dhe nder paçi gjithmonë! Të gjithë këto ta bëjnë zemrën mal dhe shpirtin ta mbushin me optimizëm sepse e sheh dhe bindesh për përmasat e gjallërisë dhe vitalitetit të kombit tonë, që përbën padyshim pasurinë më të madhe dhe të pashfrytëzuar që do t’i sigurojë atij një të ardhme të shkëlqyer.

Vizita jonë me ftesën e Departamentit të SHBA, koincidon me një ngjarje historikë për Shqipërinë e mbarë kombin shqiptar, me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Duke ardhur për në SHBA në fluturim m’u kujtua përshkrimi që një serbomadh me origjinë malazeze i bën në një libër, udhëtimit të tij të parë në Rusi. Gjilasi thotë se tek fluturoja mbi tokën e paanë ruse më mbytën emocionet dhe gjaku më ra në kokë tek kujtoja se në shekuj kryqtarë, ofiqarë dhe sundimtarë malazez ishin nisur për në këto vise për të kërkuar ndihma dhe strehë. Tragjike është se për vite e dhjetëra vite komunistët shqiptarë kërkuan ndihmë pikërisht në këto anë dhe rrugë që historikisht kishin rrahur dhe armiqtë e kombit tonë. Kurse ne patëm fatin e madh të marrim pjesë në ceremoninë e djeshme dhe vizitën e parë politike ta bëjmë në SHBA. Ne erdhëm së pari në SHBA sepse ato kanë qenë mbrojtësit kryesorë të integritetit të Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.

Ne erdhëm këtu sepse përpara nesh këtu kanë ardhur korifenjtë e mendimit shqiptar Fan Noli, Fishta e Konica, ne erdhëm këtu sepse këtu jeni ju , ne erdhëm në këtë vend të lirë ku siç thotë Ndre Mjeda: “Liri përgjigjen qysh ka Labradori, Virgjinia e Nju Jorkut syni i tregut”. Ne erdhëm këtu sepse SHBA janë jo një shtet por një univers i vërtetë i ideve dhe i mendimit, i prodhimit, i shkencës dhe i teknologjisë, i kulturës dhe i përparimit nga i cili është ushqyer dhe ushqehet mbarë njerëzimi.

Shqipëria e liruar nga diktatura, nga labirintet dhe prangat ideologjike, padyshim që do të përfitojë shumë nga ky univers, do të përparojë më e sigurt drejt vendosjes së demokracisë së vërtetë duke i kthyer kështu në realitet ëndrrat e humanistëve tanë të mëdhenj Barletit, Bogdanit, Budit dhe Bicikemit e korifenjve të mendimit shqiptar Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Fan Nolit, Faik Konicës dhe Gjergj Fishtës, kolosit të ndaluar.

Vetëm në rrugën e demokracisë do të mund të realizojmë aspiratat dhe idealet e të gjithë shqiptarëve që luftuan dhe ranë për nderin e trojeve tona. Sepse asnjë prej tyre nuk doli malit dhe nuk luftoi për diktaturën por për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor. Lavdi paçim përjetë. Vetëm kjo rrugë do të mund të realizojë aspiratat dhe idealet demokratike të kombit shqiptar, i cili po u kthehet lidhjeve të tij tradicionale shpirtërore. Shqipëria po hyn në një epokë të re, atë të pluralizmit politik dhe vendosjes së demokracisë parlamentare. Nismëtare e proceseve demokratike në Shqipëri nuk ishte dhe as që mund të mendohet se ishte PPSH as dhe udhëheqja e saj e tanishme. Në zhvillimet demokratike në Shqipëri ndikuan një sërë faktorësh të jashtëm dhe të brendshëm, ndër të cilët janë; fryma e Helsinkit, ndryshimet e thella të Europës Lindore, lufta dhe përpjekjet për liri, demokraci dhe të drejta njerëzore të vëllezërve tanë në Kosovë, revoltat e fuqishme të punonjësve tanë të Shkodrës, Tiranës, Kavajës, Fierit, lëvizja intelektuale dhe demonstratat e fuqishme të rinisë tonë studentore. Të gjitha këto dhe faktorë të tjerë bënë të mundur themelimin e Partisë Demokratike, e cila brenda tre muajve u shndërrua në forcën kryesore opozitare të vendit.

Kjo parti, me programin e saj synon ndërtimin e Shqipërisë demokratike të mbështetur në shtetin e së drejtës, në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të individit, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve, ekonominë e tregut, konkurrencën dhe iniciativën e lirë, në një politikë të re të jashtme të shtetit shqiptar, në hartimin e zbatimin e një politike të re të pajtimit kombëtar.

PD konsideron të ligjshëm idealin e çdo shqiptari për bashkimin e trojeve të copëtuara, por besnike e parimeve të saj evropiane. Ajo këtë bashkim e sheh pikërisht në kuadrin e proceseve integruese europiane, d.m.th. në realizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve në të dyja anët (kufinjtë) që ndajnë trojet tona. Pra ajo sheh dhe mbështet bashkimin shpirtëror të kombit, luftën dhe të drejtat e njerëzve tanë në trojet e veta në Jugosllavi për liri, demokraci dhe vetëvendosje. Ajo njëkohësisht thekson se në kushtet e vetëshkatërrimit të Federatës Jugosllave nga grindjet e popujve sllavë ndërmjet tyre, është e drejtë e pamohueshme e kombit tonë, e forcave politike shqiptare t’u kërkojnë fuqive të mëdha korrigjimin e padrejtësive historike që iu bë kombit tonë, copëtimin e trojeve të saj.

Zonja e zotërinj,

Partia Demokratike që në themelimin e saj u ballafaqua me strategjinë e dhunës e të tensionit, strategji staliniste antikombëtare, që PPSH montoi kundra saj me qëllim që ta likuidojë atë. Kjo parti nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë një parti ekstremistësh. Ajo është e vendosur që qëllimet e saj ti realizojë vetëm e vetëm me metoda demokratike.

Që në themelimin e saj ajo i ka vënë vetes si një nga qëllimet kryesore, shmangien e vëllavrasjes për të cilën feudokratët shqiptarë janë shumë të interesuar. Fill pas themelimit të saj PD shpalli si të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë, hartimin dhe zbatimin e një politike për pajtimin kombëtar. Hapi i parë i kësaj politike u konsiderua lirimi i menjëhershëm i të burgosurve politikë. Natyrisht nuk mund të bëhet fjalë për një politikë të pajtimit kombëtar pa rehabilitimin e plotë, konform normave juridike ndërkombëtare, në rrafshin ekonomik, politik e social të të gjithë atyre që për mungesë të lirisë së ndërgjegjes u dënuan, burgosën, u pushkatuan ose u internuan, ose u detyruan të largohen nga Shqipëria nga viti 45 e gjer tani.

Në politikën e pajtimit kombëtar, shoqëria shqiptare kërkon faljen dhe shpreh pendesën, ndahet nga e kaluara e saj e hidhur, mposht demonët e hakmarrjes dhe fermentin shkatërrimtar të hakmarrjes dhe krimin e sublimon në energjinë e urtësisë së pajtimit dhe të krijimit të një shoqërie të vërtetë demokratike.

Siç e dini ne jemi në një fushatë zgjedhjesh dhe jemi të ndërgjegjshëm se partia në pushtet do të përdorë të gjitha mjetet dhe mënyrat për ti manipuluar ato. Megjithëkëtë ne kemi arritur të sigurojmë vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve dhe vendosjen në çdo qendër votimi të përfaqësuesve të PD. Sipas të dhënave që kemi zgjedhjet do ti fitojmë.

Së fundi kam kënaqësinë t’ju njoftoj se për të gjitha këto probleme gjatë dy ditëve ne gjetëm mirëkuptim të plotë me të gjitha personalitetet që diskutuam në Senatin dhe Kongresin amerikan, në Departamentin e Shtetit, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe institucionet e tjera demokratike amerikane. Do të doja që me këtë rast t’ju shpreh atyre edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin tonë të thellë.

Faleminderit!

auto_Sali_Berisha_rd_19911478882871



Ju sugjerojmë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Para
Izraelitët habiten nga masat e sigurisë: Kurrë më parë kaq të sigurt!

Foto / Situata (a)normale në Elbasan, Izraeli pritet si në gjendje luftë

Video/ Roza Lati tregon për fëmijërinë e saj: “Kam kaluar shumë dhunë në familje”

Video/ Roza Lati tregon për fëmijërinë e saj: “Kam kaluar shumë dhunë në familje”

Video/ Çifti bllokon trafikun për të vallëzuar në mes të autostradës

Video/ Çifti bllokon trafikun për të vallëzuar në mes të autostradës
















TE FUNDIT

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com