Gjykata belge vendosi se Salah Abdeslam duhet të ekstradohet në Francë. Më herët avokati i terroristit të Parisit kishte deklaruar se klienti i tij nuk do ta pengonte ekstradimin në Francë.
Salah Abdeslam u arrestua dy javë më parë në Bruksel, në një operacion të forcave speciale belge.
26 – vjeçari ishte fshehur prej 4 muajsh në kryeqytetin belg. Arrestimi i tij u bë 4 ditë para masakrës së Brukselit, që shkaktoi 32 të vdekur dhe qindra të plagosur./Klan