Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të flasë publikisht pas akuzave të fundit që e lidhin me trafikun e drogës dhe të ndaluarin nga shteti italian Moisi Habilaj.
Opinion.al mëson se Tahiri do të dalë në orën 16:30 në një konferencë për shtyp ku pritet të sqarojë pozicionin e tij, veçanërisht pas publikimit të sotëm nga mediat italiane të bisedës së Moisi Habilaj, ku thuhet se përmend emrin e tij.
Lidhur me këtë rast, Tahiri ka kërkuar takim me prokurorin e përgjithshëm.
Por burime prane Prokurorise se Pergjithshme thone se per shkak te angazhimeve, Prokurori i Pergjithshem nuk do ta takoje sot ish ministrin e brendshem Saimir Tahiri. Ky i fundit ka kerkuar sot te takohet me zotin Llalla. Mendohet se shkak mund te jete arrestimi i te afermit te tij ne shtetin fqinj dhe shkrimet e botuara ne shtypin italian per implikimin e zotit Tahiri ne trafikun nderkombetar te lendeve narkotike.