Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Saimir Tahiri nuk sulmoi vetëm opozitën: Ja çfarë tha për Vlahutin, Donald Lu dhe disa eksponentë të PS-së

2018/05/03 at 11:44 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Saimir Tahiri nuk sulmoi vetëm opozitën: Ja çfarë tha për Vlahutin, Donald Lu dhe disa eksponentë të PS-së

Saimir Tahiri dorëzoi sot mandatin e deputetit. Ai tha se do të jem deri në fund përballë drejtësisë për ti shkuar në fund të vertetes. Por ama koston morale dhe akuzat politike nuk i pranoi. Dhe për këtë ai akuzoi jo vetëm Lulzim Bashën, Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, por edhe ambasadorët Lu e Vlahutin dhe disa eksponentë të PS. Këtyre të fundit, refuzoi tua përmendë emrin, por ama mesazhi është krejt i qartë. Ai tha se në korridoret e parlamentit luhen lojëra të pista. “Ia dolën duke blerë kundështarin në parlament. Duke mbyllur gojë, duke blerë heshtje, në pazarin e madh bodrumeve të parlamentit ku bien dakort njeri mos merret me të shkuarën e tjetrin, tjetri mos merret me të tashmen e njërit”.

Saimir Tahiri për mazhorancën:

Dua ti drejtohem edhe kolegëve të mij në grupin parlamentar, të cilët më së pari i falenderoj për durimin dhe mirëkuptimin, nga i pari tek i fundit, por në qoftë se ka qoftë edhe një koleg të vetëm që me fjalë dykuptimshe apo me mërmëritje nën zë mendon se mund të drejtojë gishtin tek unë, më e pakta e ka gabim. Unë po pres drejtësinë time, ndaj pak durim të gjithë.


Plot të tjerë politikanë janë akuzuar përpara meje në këto 30 vjet. Edhe për vrasje, edhe për vjedhjen e përditshme të lekëve të popullit, por të gjithë ia kanë hedhur paq, të gjithë kanë përfituar nga paprekshmëria. Diku nga imuniteti, diku nga pazaret. Tani janë bërë gjithë bashkë përballë meje. Pushka top t’ju bëhet. Unë do ia dal.

Saimir Tahiri për hashashin:

Papritmas u kujtuan të gjithë për hashashin. Opozita më ka akuzuar si trafikant drogë që pa marrë detyrën e ministrit e kështu vazhdon edhe sot. 4 vjet rezistuam, bëmë luftë, me suksese dhe dështime. Por bëmë luftë si asnjë qeveri më parë. Në çdo ditë të detyrës simë, veç opozitës dhe një pjese të maxhorancës, kam pasur përballë jo vetëm krimin në rrugë por edhe krimin në zyrat e shtetit e politikë, përfshirë edhe drejtuesit e Prokurorisë, edhe SHIK-un, që atëherë llogaritë dhe punët i bënin ose nga zyra e Saliut ose Ilir Metës, ose e të dyve bashkë. Prokuroria hall kishte të luftonte policinë, SHIK-u nuk vriste me armë e tortura, siç bënte atëherë, por qepte ditën me laps e letër ç’i thoshte Saliu në darkë.

Njëri (Llalla) sot është në hetim. Tjetri, Visho Ajazi i SHIK-ut të Saliut, për turpin e madh sot është ambasador i propozuar po nga qeveria për të cilën unë shërbeva. Ndërsa Saliu si Saliu, dhe Ilir Meta, fiks siç e do puna, nëj herë mbi palët e një herë me palët. Dhe prap në fund, mbeta vetëm unë me avazin e Saliut e Lulit që vjellin të njëjtat akuza për mua. Edi Rama i falenderoi për kontributin opozitar.

Tahiri për Fatmir Xhafën:

Pasardhësi im në detyrë Xhafaj, me akuzat se policia ështe e kriminalizuar, ia kaloi edhe Saliut edhe Lulit.
Po këta që më akuzojnë mua sot, nga dolën kaq të dhimbshur për fushat që paskërkan lënguar mbjellë me hashash???? Lazaratin nuk e kishit aty për 20 vjet, plot e përplot? Krujën se kishit aty? Shkodren, Malsinë e Madhe, Dibrën, Tropojën, Tepelenën, Gjirokastrën, Beratin, edhe Tiranën nuk i kishit aty, të mbjella me hashash prej më shumë se 15 vjetësh, e aty ishin që ditën e parë kur mora unë detyrën.
Dhe tani u thoni njerëzve dhe botës, se e bëra unë?
Ta dini për statistikë: Hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, ti mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër.
Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As ministri i brendshëm se ka përmendur kurrë. As kryeministri jo.
Nuk e di pse.

Saimir Tahiri për lojërat e fatit:

Për t’iu dhënë vetëm një shembull tjetër: Edhe kur mbyllëm lojrat e fatit, prap u akuzova unë, Kryeministri dhe gjithë qeveria. 150 milion euro fitim në vit nga lojrat e paligjshme të fatit per vite e vite me rradhë duke rrjepur familjet shqiptare, që për llogari është shumë më shumë sesa i gjithë kultivimi i hashashit, e prap kur i mbyllëm, po ne u akuzuam. Unë e qeveria ku unë shërbeva.

Por ndërkohë që në parlament është bërë sherr në skenë për 4 vjet, poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë 10 vetë pa dallim partie që gjetën konsensus për të mbajtur peng sirtareve për afro 4 vjet ligjin e lojrave të fatit.

Por përsëri u akuzova unë ndërsa këta të tjerët sot rrijnë si ëngjëj, e unë i mbaj edhe në kurriz duke më bërë moral, sepse këta dashnorët e popullit, me mediat e blera arritën ti thonin popullit se edhe për lojrat e fatit që unë i mbylla, prap fajin e kisha unë.
E unë prap i mbaj në kurriz duke më bërë moral.

Tahiri për ambasadorët:

Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që për turpin tonë na duartrokisnin mbi kokë.

Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur.

Ka më shumë kriminalitet në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor. Ka më shumë në greqi po përsëri se bëjnë. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve. Dhe shqiptarët na mbajnë në kurriz, duke i bërë moral.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”
Aktualitet

Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”

18 Korrik, 2025 11:02 am
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…

18 Korrik, 2025 11:00 am
“Të bëhemi partnerë”/ Rama me përfaqësues të teknologjisë: Me sulmet kibernetike…
Aktualitet

“Të bëhemi partnerë”/ Rama me përfaqësues të teknologjisë: Me sulmet kibernetike…

18 Korrik, 2025 10:50 am
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit

18 Korrik, 2025 10:42 am
Skema Kombëtare e Investimeve/ Ja përfitimet që mund të marrin fermerët
Aktualitet

Skema Kombëtare e Investimeve/ Ja përfitimet që mund të marrin fermerët

18 Korrik, 2025 10:34 am
Sherri në Sarandë/Policia:4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve
Aktualitet

Sherri në Sarandë/Policia:4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve

18 Korrik, 2025 10:29 am
Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan
Aktualitet

Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan

18 Korrik, 2025 10:18 am
“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse
Aktualitet

“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse

18 Korrik, 2025 9:54 am
Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

18 Korrik, 2025 9:38 am
Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
Aktualitet

Aksioni për hapësirat publike/ IMT: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë

18 Korrik, 2025 9:23 am
Para
Ja çfarë tha Rama për biznesmenin Shefqet Kastrati

Ja çfarë tha Rama për biznesmenin Shefqet Kastrati

Anulon papritur vizitën në Tiranë deputeti gjerman Florian Hahn

Anulon papritur vizitën në Tiranë deputeti gjerman Florian Hahn

Ju nuk e keni vënë re, por edhe Rihanna ka strija

Ju nuk e keni vënë re, por edhe Rihanna ka strija
















TE FUNDIT

Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”

Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”
18 Korrik, 2025

Është mbyllur me sukses Edicioni i 3-të i Shkollës Verore "Jam Shqiptar". Ky ishte një rrugëtim fantastik prej 10 ditësh...

Lexo më shumë

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
18 Korrik, 2025

Kryeministri Rama mbajti një fjalim sot me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve, takim i posaçëm ky i mbajtur në...

Lexo më shumë

“Të bëhemi partnerë”/ Rama me përfaqësues të teknologjisë: Me sulmet kibernetike…

“Të bëhemi partnerë”/ Rama me përfaqësues të teknologjisë: Me sulmet kibernetike…
18 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve. Gjatë...

Lexo më shumë

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
18 Korrik, 2025

Ministria e Financave ka publikuar këtë të premte, më 18 korrik, një përmbledhje paraprake të performancës të të ardhurave dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com