Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Tahiri kërkon në Gjykatën e Elbasanit që t’i njihet koha gjatë të cilës ai ka shlyer një pjesë të dënimit të dhënë më 19 shtator të 2019. Bëhet fjalë për dënimin e parë, ku ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Tahiri pretendon se ka shlyer pjesën më të madhe të këtij dënimi.
Gjykata e Elbasani ka nën juridiksion burgun e Lushnjes, ku Tahiri po vuan dënimin ndaj dhe gjyqi për Tahirin po zhvillohet pikëeisht në këtë gjykatë. Nëse Gjykata ia pranon këtë kërkesë, Tahirit do i ulet dënimi me të paktën 1 vit e gjysme, nga 3.4 vite që është dënuar.
Ndërkohë mësohet se seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij, Maks Haxhia për arsye familjare.