Dhuna ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi ishte kryefjala e opozitës në protestën e së hënës, pas asaj që ndodhi të shtunën. Por çfarë solli dhunimin dhe arrestimin e tij. Analisti Armand Shkullaku jep versionin e tij në emisionin Opinion.
Armand Shkullaku: Ai njeri aty ka qenë në punë të vetë. Nuk ka përplasje me policinë. Ai është identifikuar ky polici, ka pasur porosi të veçantë me radio për ta kapur. Janë interesuar t’i marrin telefonit. Gjëja e parë që bën është që fshin telefonin. Aty ka informacion për protestën, nuk ishte ndalim i rastësishëm. Kur godet policin politikani i vihen prangat arrestohet. Ajo që ma shton dyshimin është qëndrimi i ministrit dhe kryeministrit. Pse duket që ka qenë e planifikuar, nëse do kishim një përgjegjësi reale do kishte dy shkopinj gome dhe kaq… / Opinion.al