Gjykata e Fierit ka rrëzuar kërkesën për liri të anëtarit të bandës së Shkodrës, Safet Bajri.
Sipas “News24”, gjykata e ka rrëzuar kërkesën e Bajrit me argumentin se nuk plotëson kriteret ligjore.
Po ashtu mësohet se Drejtoria e Burgjeve ka dërguar në gjykatë raportin negativ për Bajrin, ndërsa kundër lirimit të tij nga burgu ka qenë edhe prokurori.
Mësohet se Safet Bajrit i kanë mbetur edhe 6 muaj burg, që lidhet me një vendim të drejtësisë belge.