Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa praktika kanë inspektorët dhe sa kanë trajtuar gjatë 2023? Ja si përgjigjet Kreu i ILD-së

2024/07/16 at 3:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa praktika kanë inspektorët dhe sa kanë trajtuar gjatë 2023? Ja si përgjigjet Kreu i ILD-së

Teksa Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka folur në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me raportin vjetor të punës që ai drejton, është pyetur edhe nga deputetët e opozitës.

I pyetur nga deputeti i PD, Saimir Korreshi se sa praktika kanë trajtuar inspektorët gjatë vitit 2023, ai është përgjigjur duke bërë një analizë të plotë të praktikave, dosjeve dhe ankesave që janë depozituar ose zgjidhur.

Saimir Korreshi: Si është e mundur, sepse këtu sot, jo pa qëllim e them këtë, se shumë institucione thonë e ka ky, e ka ai, e ka prokurori i përgjithshëm, e ka ILD. Pra është një hamulli në lidhje mesa ndodh.

Këtë e them se sa praktika kanë inspektorët tuaj i nderuar dhe sa kanë trajtuar gjatë 2023, në qoftë se kanë pasur gjithë këtë punë.

Metani: Në të njëjtën kohë, nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor (dhe ish-KLD), vetëm gjatë periudhës Gusht-Shtator 2020, janë depozituar në total pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë edhe 1347 praktika të tjera të ish-KLD-së.  Gjatë vitit 2020 në kuadër të aktiviteteve të ndryshme ndërgjegjësuese, pranë ILD-së janë depozituar gjithashtu edhe 950 ankesa të reja, duke sjellë si pasojë administrimin e një fondi arkivor të përbërë prej 3054 ankesa deri në datën 31.12.2020.

Procedurat e ndjekura nga organet e mëparshme për trajtimin e këtyre praktikave dokumentare, për shkak të kompetencave të kufizuara apo të ndara ndërmjet organeve të ndryshme gjatë periudhës kalimtare, rezultoi se ishin zhvilluar në mënyrë jo të plotë dhe të pjesshme.

Në funksion të trajtimit të këtyre ankesave apo praktikave të trashëguara nga ana e organeve të mëparshme, janë miratuar nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë 3 (tre) urdhra me karakter të përgjithshëm për administrimin, kategorizimin, si dhe përcaktimin e mënyrës së trajtimit të tyre.

Nga data 01.02.2020 deri në datën 31.05.2024, procesi i shqyrtimit të ankesave, ka qenë një proces që ka tejkaluar pritshmërinë tonë lidhur ngarkesën normale të punës, si dhe kapacitet e burimeve njerëzore në dispozicion. ILD ka shqyrtuar 6499 ankesa (85 %) nga 7600 ankesa që përbën numrin e përgjithshëm të ankesave të depozituara në ILD.

Gjatë vitit 2023 është përfunduar shqyrtimi dhe trajtimi i 2104 ankesave të trashëguara, duke mundësuar që ILD të mos mbartë aktualisht ankesa të trashëguara nga ana e institucioneve gjatë periudhës kalimtare (backlog), por të vijojë me efektivitet veprimtarinë, si dhe shqyrtimin e ankesave të ardhura në mënyrë të drejtpërdrejtë pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Nga shqyrtimi i ankesave të fondit të trashëguar është vënë re se në ankesa paraqiten pretendime për veprime apo mosveprime të cilat lidhen me çështje që i përkasin vendimmarrjeve të gjykatave apo veprimeve hetimore të hershme (2012-2017), të cilat në momentin e shqyrtimit nga ILD, kanë qenë parashkruar pasi koha kur ka ndodhur shkelja e pretenduar ka qenë më shumë se pesë vjet. Numri i ankesave të parashkruara në momentin kur janë regjistruar në ILD është 625, prej të cilave 99 janë parashkruar në ILD, ose 1.3%, e totalit të ankesave të trashëguara nga organet e mëparshme. Sot në ILD, nga ankesat e depozituara drejtpërsëdrejti në institucionin tonë, nuk rezulton asnjë rast të parashkruar, kjo pasi një kujdes të veçantë i është kushtuar respektimit të afatit ligjor prej pesë vitesh nga momenti kur pretendohet se ka ndodhur shkelja e pretenduar.

Në këtë drejtim janë hetuar 111 magjistratë, për 40 prej të cilëve është kërkuar fillimi i procedimit disiplinor pranë Këshillave. Për asnjë magjistrat të hetuar nuk ka patur shkelje të afateve të hetimit dhe as ankim të bërë nga magjistrati për shkelje të procedurës, dokumentacionit provues dhe afateve procedurale të hetimit.

Konkretisht për vitin 2020, numri faktik i punonjësve në njësinë e inspektorëve ka qenë 4% duke trajtuar 173 ankesa nga 3054 ankesa të regjistruara pranë zyrës së ILD-së. Përgjatë këtij viti është zhvilluar edhe një inspektim tematik. Për vitin 2021 kapaciteti i burimeve njerëzore ka arritur në 31% duke trajtuar 1719 ankesa nga 4127 ankesa të regjistruara pranë zyrës së ILD-së. Për vitin 2022 numri i njësisë ka qenë 38 % të kapacitetit, duke trajtuar 1715 ankesa nga 3467 të regjistruara pranë zyrës së ILD-së. Përgjatë këtij viti janë zhvilluar edhe dy inspektime tematike. Ndërsa për vitin 2023 njësia e inspektorëve ka patur kapacitetin 55 %, duke trajtuar 2340 ankesa nga 3703 të regjistruara pranë zyrës së ILD-së. Ndërsa për 2024 kapaciteti i njësisë është 45% të kapacitetit duke trajtuar 552 ankesa nga 1600 ankesa të regjistruara pranë zyrës së ILD-së. Përgjatë këtij viti janë planifikuar të zhvillohen 6 inspektime tematike.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Balla pret homologun slloven: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar

Balla pret homologun slloven: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerë

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerë

Rënia e flokëve: shkaqet dhe trajtimi

Rënia e flokëve: shkaqet dhe trajtimi

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com