Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje? 

2025/01/11 at 10:27 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje? 

Rumania përsërit zgjedhjet presidenciale për shkak të ndikimit të dyshuar rus në TikTok; në platformën X, Elon Musk bën reklamë për AfD-në. A po e ndryshojnë mediat sociale demokracinë? 


Më 23 shkurt 2025 zhvillohen në Gjermani zgjedhjet parlamentare. Për multi-miliarderin dhe të besuarin e Trump, Elon Musk, është e qartë se zgjedhjet parlamentare duhet t’i fitojë AfD-ja, parti e cila nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës klasifikohet pjesërisht si ekstremiste e djathtë. Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, shkroi Musk në platformën e tij të internetit X. Ai i ofroi udhëheqëses së AfD-së, Alice Weidel, edhe mundësinë për të zhvilluar një diskutim në platformën X. Në mediat sociale gjermane, AfD-ja konsiderohet si partia më aktive, sidomos në platformën kineze të mediave sociale TikTok. Videot me pozicionet e AfD-së shihen në TikTok nga qindra-mijëra vetë. 

Sipas ekspertit për politikë dhe komunikim, Johannes Hillje,  në vitin 2022 dhe 2023 çdo video e  AfD-së është parë mesatarisht më shumë se 430,000 herë. Për krahasim: në vend të dytë renditen videot e grupit parlamentar konservator CDU/CSU – me një mesatare prej rreth 90,000 shikimesh. 

A favorizojnë mediat sociale partitë e djathta? 

Jo, thotë Andreas Jungherr, profesor i Shkencave Politike dhe Transformimit Digjital në Universitetin Otto-Friedrich në Bamberg. “AfD-ja ka shumë kohë që është aktive në mediat sociale.” Ajo ka mësuar se cila qasje funksionon atje. 

Ky është një avantazh i qartë për sa i përket diapazonit të shikueshmërisë – por vetëm kjo nuk garanton suksesin zgjedhor, thotë Jungherr. Kjo duket qartë në fushatën e kandidates për president të SHBA-së, Kamala Harris, e cila pati sukses të madh në rrjetet sociale. Por siç e dimë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të sjellë atë në Shtëpinë e Bardhë. 

Ç’ndikim kanë mediat sociale tek vlerat dhe bindjet? 

Të ashtuquajturat “flluska të filtruara” lindin në hapësirën online, sepse rezultatet e kërkimit ose përmbajtja janë të personalizuara. Algoritmet e ofruesve të shërbimeve online përcaktojnë ato që na shfaqen në internet. Në mediat sociale një algoritëm u jep përparësi përmbajtjeve të personaliteteve të njohura ose përmbajtjeve që kanë pëlqyer ose komentuar shumë përdorues të tjerë. Nga ana tjetër algoritimi mund të mos shfaqë më fare përmbajtje të caktuara, nëse ato janë injoruar shpesh. 

Kjo krijon një perspektivë të njëanshme: botëkuptimi që ka dikush forcohet, ndërsa mendimet apo qëdnrimet e të tjerëve injorohen. Mbi të gjitha përmbajtje të tilla përforcojnë vlerat dhe bindjet që dikush i ka ndërkohë. 

Kjo është arsyeja pse mediat e të gjitha llojeve kanë vetëm një ndikim shumë të vogël në vendimet e votuesve, thotë Judith Möller, profesore për shkencat e komunikimit në Institutin e Leibniz për Kërkimin e Medias. Ajo studion efektet e mediave sociale dhe thotë “Vendimi i votuesve lidhet me shumë shkaqe të ndryshme. Varet se ku dhe si je rritur, çfarë përvojash personale ke pasur – veçanërisht në javët e fundit para zgjedhjeve – ose me kë tjetër flet për zgjedhjet dhe politikën.” Sipas Möller, të njëjtët faktorë ndikojnë edhe se cilat media përdorim dhe çfarë efekti kanë ato. 

Lëvizjet politike dhe partitë e reja mund të bëhen shpejt të dukshme në mediat sociale. Por në thelb në rrjetet sociale ato arrijnë ndjekësit tyre – dhe ndoshta disa njerëz të pavendosur. “Njerëzit është e vështirë që t’i bindësh për diçka të re. Përmes mediave mund të bindësh vetëm ata që tashmë janë të bindur për diçka.” 

Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes 

Ballafaqimi me informacionet dhe lajmet e rreme do të bëhet edhe më problematik në të ardhmen. Lajmet e rreme ka të ngjarë të shtohen, nëse siç njoftoi Marc Zuckerberg, koncerni Meta do të heqë dorë nga kontrolli dhe verifikimi profesional i lajmeve në platformat Facebook ose Instagram dhe do t’i bllokojë gjithnjë e më rrallë përmbajtjet e diskutueshme. 

Në këtë mes mund të vërejmë dy efekte, thotë prof. dr. Nicole Krämer, drejtuese e Departamentit të Psikologjisë Sociale, Medias dhe Komunikimit në Universitetin e Duisburg-Essen. Nga njëra anë sondazhet tregojnë se njerëzit nuk duan të bien pre e dezinformimit. “Sa më e rëndësishme të jetë një çështje për jetën e dikujt, aq më i aftë është ai apo ajo në kërkimin e informacionit që u vjen vërtet në ndihmë, domethënë që është i besueshëm dhe i dyanshëm.” 

Por nga ana tjetër, nëse informacioni i rremë përshtatet me diçka që tashmë i është ngulitur dikujt në tru, personi mund ta konsiderojë atë informacion si të mundshëm – “edhe nëse fillimisht mendon: s’ka mundësi të jetë kështu,” thotë Krämer. Këtu vepron edhe një mekanizëm tjetër: “sa më shpesh dëgjon, lexon ose sheh një mesazh të rremë, aq më shumë ka gjasa që ai të mbetet në kujtesë.” Kjo do të thotë se informacioni i rremë ndonjëherë rrënjoset – pavarësisht nga fakti se njerëzit në të vërtetë duan ta shmangin atë. 

Sasia e informacionit të rremë në mediat sociale gjithashtu mund të rritet, sepse aty ka gjithnjë e më pak opinione të ndryshme, thotë Judith Möller. Arsyeja për këtë është një kulturë bisedimi dhe diskutimi gjithnjë e më toksike e karakterizuar nga fyerje ose gjuhë urrejtjeje. “Si rrjedhojë grupe të caktuara largohen nga diskutimet, dhe në to vazhdojnë të marrin pjesë vetëm ata që mund ta përballojnë këtë kulturë toksike bisedimi.”/DW 



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
Bota

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

26 Tetor, 2025 10:21 am
Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
-U tha në Opinion

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

26 Tetor, 2025 10:14 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia teston raketën e re me fuqi bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

26 Tetor, 2025 9:56 am
Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump
Bota

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump

26 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të diel

26 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 26 tetor 2025

26 Tetor, 2025 8:11 am
Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Para
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama-qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit 

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama-qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit 

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë 

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë 

Emri/ Shpërndante drogë në qytet, arrestohet 24-vjeçari. Policia i sekuestron dozat e gatshme për shitje 

Emri/ Shpërndante drogë në qytet, arrestohet 24-vjeçari. Policia i sekuestron dozat e gatshme për shitje 
















TE FUNDIT

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
26 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një tur pesëditor në Azi. Malajzia ishte vendi i pari ku Trump mbërriti, teksa...

Lexo më shumë

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
26 Tetor, 2025

Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe...

Lexo më shumë

Rusia teston raketën e re me fuqi bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
26 Tetor, 2025

Mes përplasjeve me Perëndimin për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë, Rusia ka treguar "muskujt" duke testuar një raketë...

Lexo më shumë

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump
26 Tetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje midis Kamboxhias dhe Tajlandës gjatë një samiti të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com