Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa milion euro i kushton Shqipërisë miratimi i Reformës pa konsensus

2016/07/19 at 1:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma në Drejtësi/ Ku ndahen Basha dhe Rama për draftin

Reforma në Drejtësi dhe llogaritë për kalimin e saj kanë rihapur një plagë të njohur dhe mbi të gjitha shumë problematike të politikës shqiptare në 25 vitet e fundit.

Atë të trafikimit të votave, ose thënë ndryshe, të blerjes apo shkëmbimit të tyre në favore të tjera ekstrapolitike.

Ky është një nga fenomenët më të rrezikshëm të minimit të demokracisë së një vendi, pa llogaritur fare, koston ekonomike në rast se ky fenomen ndodh për një shtet me ekonomi tepër të brishtë.

Skenarët flasin se reforma do realizohet, pavarësisht shpenzimeve që do kryhen për të arritur një qëllim të tillë.

Skenari i parë, më i shpeshti që po leviz këto ditë meskorriku, është se Partia Socialiste ka hedhur miliona euro për të arritur të blejë një grup deputetësh të lëkundur nga opozita.

Skenari i dytë, jo më pak i përmendur, është ai i gjetjes së ceneve ligjore që deputetë të opozitës mund të kenë apo kanë kryer në të ardhmen. Për katë politikanë, forma më e mirë e bindjes, ka qenë shantazhi.

Skenari i tretë, që qarkullon jo pak herë në korridoret e politikës, është joshja e një apo dy deputetësh, kryesisht nga PD-ja, ku tensionet mes kreut të kësaj partie dhe tyre janë ashpërsuar jashtëmase kohët e fundit.

Premtimi se në Partinë Socialiste do gjejnë vetveten por edhe vazhdimin e tyre të karrierës, që me shumë gjasa, në partinë ku janë e kanë të mbyllur, nuk është një tundim i paqenë për t’u marrë në konsideratë.

Cilido që ka marrë përsipër të bëjë një hap të tillë, do apo s’do ai, nuk mund të mashtrojë qytetarët e këtij vendi, në kohën kur llumi ka dalë jashtë dhe ta shesë një akt të tillë si çështje parimore.

Qytetarët e dinë mjaft mirë, se ai deputet që voton në kundërshtim me vendimin e partisë, e bën këtë jo se ka bindjen se po i shërben vendit, jo se beson se sistemi i sënesërmes do të bëhet më i mirë dhe as se kjo është një betejë parimore e tij apo e asaj, pavarësisht faktit si do shitet.

Ai apo ajo që e bën këtë, nëse nuk është në presion të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, është shitur në shkëmbim të favoreve apo eurove që tregu i korrikut i ka ofruar.

Megjithatë, skenari që mban statusin “Top 1”, është blerja e deputetëve. Zërat konfidencial për Opinion.al kanë bërë me dije se shumat janë marramendëse, madje deri në kufijtë e të pabesueshmes.

Por, deri në këto çaste, askush nuk ka bërë një llogari të thjeshtë matematikore se sa do i kushtonte një miratim i kësaj reforme me vota të blera apo të trafikuara, jashtë çdo lloj konsensusi partiak ekonomisë së vendit.

Po nga i njëjti burim, u bë me dije, se deri para 24 orëve tregu për blerejn e një grupi të vogël deputetësh nga opozita, kapi shifrën e 2.5 milion eurove, pak a shumë, i bie se me aq para, vetëm në QSUT do të rregullohej jo vetëm urgjenca e këtij spitali, që është në gjendje mjeruese, por edhe shumë sektorë të tjerë jetik për qytetarët.

Hedhja e kaq parave, për të blerë dy apo tre vota, do të krijonte mundësinë e një ndërtimi shkolle, moderne në çdo vend të Shqipërisë.

Por ja që një shumë e tillë, po ikën sipas oreksit të politikës shqiptare dhe, varavingove të tyre, sa andej këtej, për të miratuar Reformën në Drejtësi.

Ju sugjerojmë

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
Para
Dhuratat që mori Landi për ditëlindje&letra prekëse e vajzës së Dr.Florit

Dhuratat që mori Landi për ditëlindje&letra prekëse e vajzës së Dr.Florit

Rama ironi me gjyqtarët:Dalim nga negociatat, PD ta zgjidhë me BE dhe SHBA

Rama: Koalicioni qeverisës do të votojë në bllok për çlirimin e drejtësisë

Nga Fatos Lubonja/ Shullazi, të pasurit tanë dhe shteti

Fatos Lubonja: Deklarata e Metës ishte mbrojtje nga rreziku Rama

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
9 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe të hënën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare. Ata janë mbledhur 29...

Lexo më shumë

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
9 Qershor, 2025

Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për...

Lexo më shumë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com