Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa kushton një sherr rruge

2016/09/20 at 9:48 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sa kushton një sherr rruge

Nga Lorenc Vangjeli


Nuk ka një përgjigje të gatshme për pyetjen sesa mund të kushtojë një “sherr” në rrugë, që pasohet me një rrahje barbare në rrugë. Ka një sërë detajesh tek dhembja e mishit dhe shkelja e shpirtit që është e pamundur të llogariten me ftohtësinë e shifrave. Por duke nisur nga një “skedë teknike”, mund të thuhet se rrahja e një  biznesmeni ka kushtuar gati gjysëm miliard dollarë ndërtim i munguar. Nja 1200 vende pune më pak. Një hotel, një aquapark për fëmijët, një zonë e tërë e urbanizuar, infrastrukturë e re dhe e përmirësuar dhe një pasaportë më shumë për turizmin shqiptar, të gjitha këto janë pjesë e strukturës së çmimit që i duhet paguar sherrit në rrugë. Premtimet në letër dhe aventura në terren e nisur nga kompania Omnix Albania që prej gati tetë vjetësh më parë, në mandatin e parë të një qeverie, u mbyllën në fund të mandatit të parë të një qeverie tjetër që kërkon me ngulm të mos ngjajë askënd me paraardhësen e saj.

Nuk ka pikën e vlerës tentativa për të gjetur fajtorë në këtë histori. Pësimet bëhen mësime vetëm në proverba dhe nesër nuk është se ka shumë gjasë që të ndryshojnë rrethanat.

Fajtorë nuk janë madje as ata tre apo katër vetë që zbritën nga një makinë me targa falso dhe masakruan me shkop beisbolli biznesmenin e huaj, administrator i kompanisë për ndërtimin në Shqipëri. Fakti që një gjë e tillë ka ndodhur në mënyrën më barbare të mundshme në sy të vajzës së mitur të viktimës, edhe pse e bën ngjarjen nga këndvështrimi më minimal njerëzor, edhe më shtazarake, gjithashtu nuk mund ta bëjë atë më të rëndë sesa është. Një tjetër personazh i njohur, në një histori të ngjashme konflikti për tokën në bregdet, gjykatësi Konomi, është hedhur në erë dhe djegur i gjallë në makinën e tij, në mes të Vlorës, dëshmon se e keqja e individit nuk ka kurrë fund. Përpara, pas apo dhe përballë çdo lloj të keqeje, mund të vihet një tjetër e tillë, edhe më sterë se e para, edhe më e rëndë se e para, edhe më e dhembshme se e para. Ndaj për këtë arsye, e liga nuk ka kurrë konkurencë dhe varësisht prej saj, sado cinike mund të ngjajë, biznesmeni i rrahur duhet të jetë i kënaqur; mund të kishte shkuar edhe shumë më keq për të dhe familjarët e tij.

Arrestimi dhe ndëshkimi ligjor i autorëve të krimit ndaj biznesmenit të huaj mund të sjellin një “kompesim” për të drejtën që vihet në vend, mund t’i hapin krahun Perëndisë që thonë se nuk le hak pa marrë e borxh pa larë, por edhe kjo nuk shkakton barazim për një sërë dramash që përjetojnë të gjithë personazhet e përfshira në këtë histori apo që do të mund të përfshiheshin në një histori suksesi e dështimi të mundshëm të resortit në bregdet.

Nuk do të ngushëllonte askënd as kryqëzimi me faj apo pa faj i gjykatëses që dha një vendim për çështjen e pronësisë në tokën ku do të ndërtohej resorti sepse kjo nuk do të ishte e drejtë sa kohë që nuk do të përmendej emër për emër edhe një armatë e tërë me nëpunës civilë dhe politikë që kanë kaluar nëpër duar premtimin në letër dhe kanë menduar sesi në një mënyrë apo një tjetër, gozhda që ata kishin në dorë për të vënë në lëvizje sistemin, të shpresonin se do të shndërrohej në para bakshishi.

Rrahja në mes të rrugës ndryshoi në fakt shumë fate njerëzore. Duke nisur që me ata që do të shërbenin aty si kamarierë apo si kopshtarë dhe nuk do të mbaronin me turistët me rroba banjoje e turistet topless apo dhe me fqinjët fermerë që do të shisnin aty qumështin e lopëve dhe domatet e tyre. Po ata fermerë të cilët për shkak të zhvillimit të zonës, do ta ndjenin veten gjithmonë e më shumë qytetarë në vendin e tyre dhe më të pasur me pronën që e kanë fituar duke bërë gardh edhe detin.

Në vend të gjitha këtyre, ajo rrahje solli një ikje. Kompania vendosi zyrtarisht që të ndërpresë çdo aktivitet në Shqipëri. Njëlloj siç kishte ndodhur vite më parë në Kakome, në jug të vendit. Kjo ikje mund të kishte ndodhur në çdo ditë të viteve që kompania erdhi të investojë në Shqipëri. Sepse të gjithë e rrahin pak nga pak shpresën për të jetuar më mirë “me para turizmi” duke nisur me nervozimin në trafik e deri në trafikun e pabesueshëm të nervave në parlament, që shpesh shndërrohet në arenën e një sherri rruge të cilin e paguajnë të gjithë.

Investimi i munguar është vetëm një detaj në të tërën që kujton sesi njerëzit ju sulën pronës së përbashkët, e bënë gardh me tel me gjëmba; është kapitulli që dëshmon sesi bashkë me politikën e bënë bregdetin lesh arapi tek të cilat janë ngatërruar të gjithë. Pothuaj pakthim! Sherri në rrugë vetëm kujtoi se çmimi për t’ju paguar kaosit nuk mund të llogaritet më nga askush. Kaosit i detyrohet gjithkush, por nesër kaosi mund të detyrojë gjithkënd të kërcejë sipas ritmit të tij, por atëherë do të jetë vonë për ta rifutur në kornizë. Vonë është edhe sot, madje./Java

 

Etiketa: lorenc vangjeli


Ju sugjerojmë

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
Aktualitet

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

11 Korrik, 2025 4:24 pm
Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
Aktualitet

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

11 Korrik, 2025 4:08 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

11 Korrik, 2025 3:51 pm
Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

11 Korrik, 2025 3:26 pm
Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Sport

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

11 Korrik, 2025 2:58 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

11 Korrik, 2025 2:44 pm
Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
Aktualitet

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

11 Korrik, 2025 2:16 pm
Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
Aktualitet

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

11 Korrik, 2025 2:05 pm
Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese
Aktualitet

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese

11 Korrik, 2025 1:59 pm
Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend
Aktualitet

Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend

11 Korrik, 2025 1:49 pm
Para
Fotoja që emocionoi botën/ Përqafimi i foshnjeve binjake, por njëri nuk mbijetoi

Fotoja që emocionoi botën/ Përqafimi i foshnjeve binjake, por njëri nuk mbijetoi

Fotot/ Ja trenat më luksozë të botës

Fotot/ Ja trenat më luksozë të botës

Fotogaleri/ Brenda studios së “Opinion”, kur kamerat janë “off”

Fotogaleri/ Brenda studios së "Opinion", kur kamerat janë "off"
















TE FUNDIT

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

“Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët e vendit në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi...

Lexo më shumë

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante

Plot plehra dhe minj, ndotja e lumit Lana në nivele alarmante
11 Korrik, 2025

Një kanal i ujërave të zeza që kalon mespërmes Tiranës. Kjo është ajo në çfarë është shndërruar lumi i Lanës....

Lexo më shumë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
11 Korrik, 2025

Një masiv pyjor në fshatin Hudenisht përfshihet nga flakët. Sipas Klan News, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe...

Lexo më shumë

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
11 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë këtë të premte në një deklaratë për mediat, pas refuzimit të prokurores Elsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com